Një perlë si Ksamili

Nëse do arrinim që të bënim një klasifikim të bukurive më të mëdha në vëndin tonë, pa dyshim ndër vendet që do kryesonte listen do te ishte Ksamili.

Ajo që e bën Ksamilin ndryshe nga çdo qytet bregdetar në Shqipëri është se nuk është vetëm një plazh i gjatë me rërë. Ai numëron dhjetëra gjire të vegjël që mbështillen rreth peisazhit të dhëmbëzuar. Çdo gji menaxhohet nga një restorant apo bar që ka në pronësi shumë shezlone në plazh dhe varka me pedale.

Ky është një ndryshim për mirë nga pjesa tjetër e Rivierës Shqiptare, pasi pjesa më e madhe e plazheve të tjerë përgjatë bregut janë disi shkëmborë. Nëse shikoni larg drejt gjirit do të dalloni tre ishuj të mëdhenj shumë pranë bregut.

Kjo perlë e fshehur është ende e panjohur dhe frekuentuar nga turistët e huaj, por në pak vite me siguri do të perfshihet nga “stuhia” turistike, duke pasur parasysh suksesin qe po korr vitet e fundit.

Megjithatë, një ndër spektaklet më të mëdha dhe më interesante është ai që mund të admirohet në botën e detit të Ksamilit: ujërat shumë të freskëta dhe transparente janë të banuara nga shumë delfinë, që e bëjne pamjen akoma më të bukur dhe atraktive për banorët, por edhe për turistët e shumtë qe e vizitojnë Ksamilin.

Ku të flësh në Ksamil – Akomodimi

Cmimet për natë në Ksamil janë një variacion i qartë rreth asaj cfarë ofrohet në këtë bukuri shqiptare. Tre nga hotelet me cmimet më të ulëta variojnë nga 34 euro/nata dhe listohen si më poshtë:

Ç’të bësh në Ksamil

Ksamili është 30 minuta larg nga Saranda dhe mund të shkosh me makinën tënde ose me urbanin e qytetit.

Albania - Ksamili beach | Mapio.net

Kur të vizitosh Ksamilin, mund të marrësh një pedaló ose një kanoe me qera dhe të vizitosh tre ishujt e Ksamilit. Gjithashtu keni opsione për lokale dhe restorante, disko dhe schauma party për në darkë. Butrinti është vetëm pak kilometra afër dhe ja vlen ta përfshini në udhëtimin tuaj.

Unë e kam vizituar Ksamilin disa herë, përfshirë në udhëtimin tim në këmbë përgjatë Shqipërisë.

Portali i njohur botëror: Ksamili, vendi ideal për pushime (Video) -  Telegrafi
Ksamil - Wikipedia

Lini një koment