
Përshëndetje udhëtarë dhe mirëseerdhët te Aventurat!
First time to the site? Start here
From the blog
- Pse të vizitoni Malajzinë?#1 Kultura në Kuala Lumpur Fillojeni udhëtimin tuaj ekzotik në “kryeqytetin e gjelbër” të Azisë, Kuala Lumpur. Ky qytet është një miksim i jashtëzakonshëm i arkitekturës koloniale dhe pemëve karakteristike me gjethe Banyan. Kullat e Petronas janë monumentet që kanë ndihmuar në krijimin e Kuala Lumpur si një nga qytetet më të mëdha moderne në Azinë Juglindore dhe ato mund t’i vizitoni jashtë Stacionit të KLCC. #2 Kullat binjake Sigurohuni që të mos humbisni këto ndërtesa të bukura, sidomos në mbrëmje – 88-historitë e tyre i bëjnë ato kullat binjake më të larta në botë dhe duken jashtëzakonisht magjepsëse kurVazhdoni leximin “Pse të vizitoni Malajzinë?”
- Udhëto për të njohur veten…Udhëto dhe njih veten…A nuk e ke dëgjuar shpesh edhe ti?Udhëtimi është shumë më tepër se një preferencë. Të eksplorosh është shumë më tepër se vetëm një aventurë. Shumë fakte dhe të dhëna që mund të na duken të parëndësishme apo të cilat mund ti kemi nënvlerësuar, në të vërtetë mund të jenë tejet të rëndësishme në një vend apo botëkuptim tjetër. Supozojmë se do udhëtosh në një shtet të huaj, fare të panjohur për ty. Këtu fillon sfida më e bukur. Ndodhesh në aeroport, sapo ke mbërritur, ke shkelur në një kufi të huaj rregullat e së cilit tiVazhdoni leximin “Udhëto për të njohur veten…”
- 5 qytete të mira për të jetuar në Europë!#1 Kopenhagen, Danimarkë Kopenhagen është kryeqyteti i Danimarkës. Sipas cilësisë së jetesës, ai është renditur gjithmonë në mesin e dhjetë qyteteve më të mira jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Kopenhagen është një qytet i madh por popullsia e tij nuk ka arritur ende një milion, gjë që e bën atë një vend të rehatshëm për të jetuar, sidomos për ata që preferojnë vendet me popullsi jo shumë të lartë. #2 Londër, Mbretëri e Bashkuar Kur flitet për arsimin dhe ekonominë, Londra është vendi i parë që na vjen në mendje. Kjo sepse shquhet për këto dyVazhdoni leximin “5 qytete të mira për të jetuar në Europë!”
- Disa nga hostelet më të mira në Bratislavë!#1 Hostel Patio Mirësevini në një nga hostelet më të njohura në Bratislavë! Këtu mund të shijoni pushime të mrekullueshme dhe private me partnerin tuaj, ndërsa shijoni atmosferën e freskët të hostelit. Ndodhet vetëm disa minuta larg qytetit të vjetër, pranë të gjitha atraksioneve kryesore, restoranteve fantastike dhe klubeve të natës të njohura. Pavarësisht nëse po planifikoni një darkë të paharrueshme, po mendoni të eksploroni qytetin apo dëshironi të njihni njerëz të rinj, hapi i parë fillon me zgjedhjen e akomodimit të duhur! Avantazhet: Bar dhe kafeBiçikleta me qeraLojëraMikpritje 24 orëTur falas i vendit🏠 Adresa: Špitálska 2196/35, 811 08 BratislavaVazhdoni leximin “Disa nga hostelet më të mira në Bratislavë!”
- 5 vende të përzgjedhura për të vizituar në Rumani#1 Kalaja e Peles Kalaja e Peles është një nga monumentet më të rëndësishme dhe mbresëlënëse të Rumanisë. Ajo dikur shfrytëzohej si vend relaksi nga monarkët e vendit. Kalaja u skicua nga arkitektët Karel Liman dhe Johannes Schultz dhe u ndërtua në vitin 1914 në Sinaia, Prahova, vetëm 27 milje larg qytetit të bukur të Brasov.Turistët gjatë vizitës së tyre janë në gjendje të admirojnë luksin e plotë dhe bukurinë madhështore të kësaj kryevepre arkitektonike. Ambientet kryesore brenda saj përfshijnë dhoma luksoze të tilla si ajo e teatrit, dhoma e këshillit, e armëve dhe e ndenjes. Sidoqoftë, Dhoma Perandorake eVazhdoni leximin “5 vende të përzgjedhura për të vizituar në Rumani”
- Veshjet e përshtatshme për udhëtim me biçikletëHelmeta Në varësi të vendit ku po udhëtoni, helmetat mund të jenë opsionale ose të detyrueshme, kështu që kontrolloni paraprakisht rregulloret e vendit përpara zgjedhjes së tyre. Nëse shkoni në punë me biçikletë sugjerohet që të përdorni helmeta me ngjyra të ndezura dhe të ndritshme. Sigurohuni që të merrni një helmetë cilësore dhe që ju përshtatet mirë në mënyrë që t’iu mbrojë në rast përplasjeje ose goditjeje. Xhaketa për çiklizëm Shumica e xhaketave kundra ujit janë funksionale dhe efektive, por xhaketat specifike për çiklizëm kanë karakteristikë që ta kenë pjesën e prapme dhe mëngët më të gjata, gjë që iVazhdoni leximin “Veshjet e përshtatshme për udhëtim me biçikletë”
- Si të lëvizni në Romë?METRO Metro-ja është metoda më e shpejtë e lëvizjes brenda në Romë. Ka tre linja nëntokësore: A (portokalli), B (blu), dhe C (jeshile). Sistemi aktual ka një formë X me dy linja që kryqëzohen në Stacionin Termini, stacioni kryesor i trenit. Hyrja në sistemin e metrosë paraqitet me anë të një shenje në formë M-je të madhe, në ngjyrë të kuqe. Metro-ja funksionon çdo ditë nga ora 5:30 e mëngjesit deri në 11:30 pasdite. Linja A lidh pjesën veriperëndimore të Romës me pjesën juglindore të qytetit dhe e ka filluar shërbimin e saj në vitin 1980. Aaktualisht ka 27 stacioneVazhdoni leximin “Si të lëvizni në Romë?”
- Pse të vizitoni Shqipërinë?#1 Disa nga plazhet më të bukura në Europë Arsyeja e parë pse të gjithë duhet ta vizitojnë Shqipërinë, është për shkak të plazheve magjepsëse të bregdetit të jugut. Ashtu si fqinjët e saj të famshëm Greqia, Italia dhe Mali i Zi, Shqipëria është shtëpia e bregdeteve të mrekullueshme që i përshtaten të gjithëve, pa marrë parasysh nëse preferoni plazhet me rërë apo gurë, Shqipëria i ka të gjitha. Pjesa më e mirë bregdetare e vendit quhet Riviera Shqiptare dhe fillon pas qafës së Llogarasë, një kalim malor pranë qytetit të Vlorës dhe përfundon në Ksamil, në një qytet tëVazhdoni leximin “Pse të vizitoni Shqipërinë?”
- 9 vende ku mund të udhëtoni me qenin tuaj#1 River Walk, San Antonio Siç quhet ndryshe, Paseo del Rio është një shëtitore e stilit europian e renditur si një nga destinacionet e preferuara të vendasve. Nëse qeni juaj nuk ka frikë nga turmat, do të shihni se ky vend përbën një ambient fantastik dhe miqësor për të! #2 Parqu Historik Kombëtar dhe Shtetëror i LBJ, Stonewall Që në kohën e Presidentit Lyndon Baines Johnson, ky park ka qenë gjithmonë mikpritës ndaj qenve. Shijoni peizazhet e këndshme ose organizoni piknikë në natyrën e bukur të vendit. #3 The Exotic Resort Zoo, Johnson City Ky park privat ju lejon tëVazhdoni leximin “9 vende ku mund të udhëtoni me qenin tuaj”
- 5 vende historike në Nevada të cilat do ju transferojnë pas në kohëNëse ju pëlqen historia, jeni me fat! Zbuloni 5 qytetet historike në Nevada, të cilat sot e kësaj ende i ruajnë vlerat e tyre të dikurshme, duke u kthyer në destinacione tepër intriguese për tu vizituar dhe eskploruar. #1 Rhyolite Është një qytet fantazmë në Nye, i krijuar në fillim të vitit 1905 kur në zonën përreth tij dikur filloi të ngrihej një kamp minierash. Pas vitit 1920, Rhyolite dhe rrënojat e tij u kthyen në një “qytet fantazmë”, madje një ndër më të vizituarit në Nevada. #2 Qyteti i Virginias Distrikti Historik i Qytetit Virginia është një Monument HistorikVazhdoni leximin “5 vende historike në Nevada të cilat do ju transferojnë pas në kohë”
- 9 destinacione ndërkombëtare udhëtimi për studentëtUdhëtimi është gjithmonë një mënyrë e mirë për tu larguar nga stresi dhe monotonia, kjo vlen sidomos për studentët të cilëve shpeshherë u duhen pushime relaksuese. Cilado qoftë preferenca juaj, këtu janë disa nga vendet më të mira për të kaluar pushimet tuaja “studentore”. #1 Për plazhet: Shqipëria Plazhet e rivierës shqiptare ofrojnë peizazhe fantastike, të vendosura në limane të izoluara dhe të rrethuara nga ujëra të kristalta. Vija bregdetare është e mbushur me fshatra tradicionalë, dhe ka dhjetëra hotele dhe restorante. Mos u habisn nëse qëndroni më gjatë nga sa do planifikoni, pasi ditët do ju shijojnë pafund nëVazhdoni leximin “9 destinacione ndërkombëtare udhëtimi për studentët”
- Hotele apo hostele? Cili është i duhuri për ju?Cilat janë ndryshimet midis hoteleve dhe hosteleve? Ka disa detaje të rëndësishme të cilat duhet të merrni parasysh përpara një udhëtimi, një prej të cilave edhe vendi i akomodimit. Kjo varet shumë nga personat me të cilët po udhëtoni, preferencat, vendndodhja, buxheti juaj etj. Mësoni disa nga diferencat kryesore midis hotelit dhe hostelit, kjo do e bëjë më të lehtë zgjedhjen tuaj! #1 Privatësia Një nga ndryshimet kryesore midis hosteleve dhe hoteleve janë dhomat e përbashkëta te këto të parat. Nëse nuk dëshironi të ndani një ambient me pesë të panjohur – ose më shumë – atëherë një hostel mundVazhdoni leximin “Hotele apo hostele? Cili është i duhuri për ju?”
- 6 gjëra që duhen bërë patjetër në Guadalajara, Mexico#1 Tregu i fermerëve Me siguri po pyesni veten…të shkosh në Meksikë dhe të vizitosh patjetër tregun e fermerëve?! Epo, në këtë rast po! Tregjet tradicionalë këtu njihen edhe si “tregjet publike” apo “tregjet komunale” dhe janë tipike vendase, të pozicionuara gjithmonë në një pikë fikse. Këtu shiten prodhime të freskëta, që variojnë nga tortillat e bëra me dorë, e deri te ushqime më të vogla si arra të veshura me çile dhe karamele tamarindo. Përveç ushqimit, tregjet ofrojnë edhe veshje, lodra dhe suvenire nga të cilat mund të zgjidhni për të patur me vete si një kujtim të këndshëm.Vazhdoni leximin “6 gjëra që duhen bërë patjetër në Guadalajara, Mexico”
- Si të udhëtoni me fëmijë?Valixhet Familjarët kanë një tendencë të marrin në udhëtim “gjithçka” që fëmijët përdorin brenda në shtëpi. Fatkeqësisht, kjo është një ide e tmerrshme. Pas një dite të gjatë udhëtimi, ju nuk do donit të lëviznit me valixhe të ngarkuara me vete. Në vend të kësaj, paketoni sa më pak të jetë e mundur. Mundohuni të merrni me vete vetëm gjërat kryesore që do t’iu duhen më shumë. Diskutoni me fëmijët rreth udhëtimit Kur fëmijët nuk janë të qetë, ata nuk janë të lumtur. Ndonjëherë mund edhe të mos kenë shumë durim për tu përshtatur me gjëra të reja. Prandaj, sigurohuniVazhdoni leximin “Si të udhëtoni me fëmijë?”
- 10 Kalatë më të bukura në ShqipëriKur flasim për Shqipërinë nuk mund të flasim për historinë! Ky vend i banuar që në kohërat parahistorike ka rrënjosur brenda vetes një mori traditash dhe historish, të cilat pasqyrohen ende në forma të ndryshme. Një prej tyre janë kalatë, të cilat, të pozicionuara krenare në disa prej qyteteve të vendit, mund t’ju kthejnë lehtësisht në kohërat e lashta. Mjafton një vizitë turistike! #1 Kalaja e Krujës Vendi historik që duhet vizituar gjithmonë në Shqipëri- Kalaja e Krujës. Një bukuri që mban vlera të shumta, e njohur sidomos prej historisë së Shqipërisë në kohën e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo kalaVazhdoni leximin “10 Kalatë më të bukura në Shqipëri”
- Parqet më fantastike të argëtimitTë rritur apo fëmijë, të gjithëve na pëlqen të argëtohemi. Fatmirësisht për këtë ka plot mënyra në ditët e sotme, por një nga format tradicionale të argëtimit janë vizitat e parqeve të lojërave. Në vendin tonë nuk janë shumë të zhvilluara, por nëse bëni një vizitë jashtë kufinjve do keni mundësinë të eksploroni vendet më fantastike, duke përfshirë edhe Disneyland-in e famshëm! Ja disa nga parqet më të njohura në botë: 1. Universal Studios Japoni – Osaka, Japoni Universal Studios Japan është një destinacion që duhet ta vizitoni patjetër nëse jeni duke udhëtuar në Japoni, veçanërisht për të apasionuarit pasVazhdoni leximin “Parqet më fantastike të argëtimit”
- Vizitë në Dublin brenda buxhetit!Dublini është një ndër ato vende që duhen vizituar patjetër! Kjo pikë hyrëse për vizitorët e Irlandës ka një aeroport të madh, zgjedhjet më të mira të akomodimeve në vend dhe peizazhe që s’duhen humbur! Por, një vizitë në Dublin mund të jetë e shtrenjtë. Prandaj, sot do ju paraqesim disa strategji për udhëtime nën buxhet në këtë kryeqytet të bukur dhe në të gjithë Irlandën. #1 Kur ta vizitoni Dublinin? Stina e verës zakonisht është e butë në Irlandë, por me rritjen e temperaturave mund të rritet edhe lëvizja e njerëzve. Nëse mendoni të udhëtoni në periudhën qershor-gusht, duhetVazhdoni leximin “Vizitë në Dublin brenda buxhetit!”
- 10 muzeume falas në qendrën kombëtare të Washington DCÇfarë të bëni falas në Washington DC? Epo, ndër të tjera, nuk mund të humbisni një vizitë në muzeumet më të njohura të vendit, të cilat për më tepër janë mikpritëse për vizitorët! Në këtë artikull do ju prezantojmë 10 prej tyre: #1 Galeria Kombëtare e Arteve Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve përfshin dy ndërtesa kryesore – njëra klasike, tjetra moderne – aty ndodhet një kopsht skulpturash prej gjashtë akrash në të cilën shfaqen veprat e përhershme të artit dhe ekspozitat. Koleksioni i përhershëm përfshin artin antik e bashkëkohor, të tilla si ato të Da Vincit, Degasit dhe Calderit,Vazhdoni leximin “10 muzeume falas në qendrën kombëtare të Washington DC”
- Rrugët më të bukura të Kalifornisë#1 Autostrada e Bregut të Paqësorit Kjo pjesë e rrugës e cila ndodhet paralel me bregdetin, është pothuajse sa e gjithë rruga nga San Diego në Oregon. Është një nga rrugët më të bukurat në të gjithë botën dhe është portretizuar në qindra filma dhe këngë. Ja vlen ta përshkoni të paktën një herë! #2 Tioga Pass (Rruga Shtetërore 120) Kjo rrugë është e famshme për shkak se njihet si një hyrje në Parkun Kombëtar Yosemite, të njohur botërisht. Edhe nëse nuk ndaloninë Luginën Yosemite, kjo rrugë është një destinacion më vete. Ju mund të shihni majat e larta eVazhdoni leximin “Rrugët më të bukura të Kalifornisë”
- 10 Këshilla për të gjetur vende të lira akomodimi#1 Zgjidhni vendndodhjen me kujdes Vendi ku do qëndroni luan një rol primar në eksperiencën tuaj të udhëtimit! Nuk ka kuptim të gjeni akomodim të lirë në një hotel nëse ai ndodhet disa kilometra larg qytetit dhe duhet të paguani ekstra për kostot e transportit. Qëndroni në një zonë qendrore afër transportit publik, aeroporteve, atraksioneve lokale, pikave ushqimore, plazhit, parkut apo vendeve që ofrojnë mundësi për të eksploruar vendin. Kështu kurseni edhe para, edhe kohë! #2 Udhëtoni në ditë jave Në vende të caktuara të botës (si Las Vegas), shmangia e udhëtimit të premten dhe të shtunën është një mënyrëVazhdoni leximin “10 Këshilla për të gjetur vende të lira akomodimi”
Posting new tips every week

Unë jam Juli dhe kam 10 vjet që udhëtoj me aeroplan, tren, autobuz, traget, makinë, autostop, motorr, biçikletë, kal me karrocë, gomar dhe disa herë edhe në këmbë.
Kjo faqe ka për qëllim t’ju ndihmojë me informacion të ndryshëm për udhëtimet alternative, autostopin, kampingun, destinacione të ndryshme dhe çdo gjë tjetër që do ju duhet për tu arratisur në një realitet që dikur e kishit vetëm ëndërr të largët.
Tani mund ta bëni dhe ju. Ja se si