Antikiteti i Krujës

Kruja është një nga qytetet me historinë më të ndritur, më të mirë dhe më të dokumentuar se të gjithë qytetet e tjerë shqiptarë, çka e bën atë një “kryeqytet” të vërtetë historik. Historia e këtij  qyteti të lashtë na bën të ndihemi krenarë sa herë që e vizitojmë. Në një farë mënyre Kruja është  “oda shqitare e pritjes”, ku të huajtë njihen me historinë tonë shekullore. Pa dyshim mund të quhet aktraksioni më i madh turistik në Shqipëri, si për të huajt ashtu edhe për ne.

Kruja, ”Kryeqyteti” i historisë dhe i turizmit shqiptar | Gazeta Dita

Kruja i ka premisat për të qenë madhështore në çdo kohë. Ka qenë  kryeqendër  në një nga periudhat më të lavdishme të historisë së shqiptarëve, në periudhën e Heroit Kombëtar, Skënderbeut. Ka qenë  zonë e njohur që në lashtësinë ilirike. Në periferi të saj, pak pa arritur në Krujë,  janë rrënojat e  Albanopolis, qytet ilir, nga  i cili vjen emri albanët. Me këtë histori dhe objektet arkeologjike që e pasqyrojnë atë, kalaja, muzeu, pazari karakteristik, rrënojat e Albanopolisit dhe monumenti i Skënderbeut, etj., Kruja është në interesin e të gjithë  shqiptarëve, sidomos të turistëve të huaj.

Kalaja e Krujës - Turizmi historiko-kulturor

Si thoni per pak guidë ?

“Rruga që duket, nuk do kallauz”, kështu thotë një fjalë e popullit, që me të vërtet në këtë rast zë vend, pasi, dihet, që Kruja “njihet” nga të gjithë shqiptarët edhe pa shkelur atje asnjë herë. Ajo njihet që nga abetarja e hershme e deri në librat voluminozë të historisë, përmendet në çdo festë e bisedë. Domosdo, është pjesë e memorjes historike shqiptare, një pjesë krenarie dhe motivuese për të ecur përpara. Kruja është magjepsëse për të gjithë, shqiptarë apo të huaj, sepse është mbretëresha e historisë shqiptare, e sepse fiset që kanë jetuar në të, na kanë dhënë emrin që ne sot mbajmë në botë, Albanë. Kruja, ky qytet, i cili pavarësisht vuajtjeve ambientale, vazhdon të tërheqë mbi vete vëmendje, mund të jetë një nga qytetet turistike më të vizituar në Shqipëri, jo thjesht për faktin se ndodhet pranë kryeqytetit (vetëm 37 km larg), por edhe sepse ka aftësinë të zhvendosë në kohë, e të bën të ndihesh banor i një epoke tjetër.

Kruja Castle - Into Albania

Veç vlerave historike  pozicioni i Krujës, mjedisi  mali, kodrat, fushat, deti krijojnë një panoramë të mrekullueshme për t`a soditur, pse jo edhe për të jetuar. Kruja mund të jetë  një rezidencë interesante për shumë vizitorë që vijnë në Shqipëri për arsye pune apo për  turizëm. Pamja që të shpërfaqet nga Kruja, në kohë të kthjellët, sidomos  natën, në dritën e hënës e të yjeve, është  shumë mbresëlënëse. Shihet fusha e gjerë, shihet aeroporti i Rinasit,  kalaja e Prezës, ajo e Petrelës dhe e Lezhës. Shihet deti Adriatik, Durrësi, Porto Romano, Patoku e më tej Lezha e Shëngjini. Është një mrekulli. Duket sikur fluturon mbi hapësira të pamata. Pak më në lindje të Krujës është pika turistike e  Qafë Shtamës që mund të kthehet në një perlë të turizmit malor. Aty është dhe instalimi i prodhimit të ujit ‘’Qafështama’’, që ka zënë një vend të veçantë në tregun shqiptar. Kruja është edhe  vend pelegrinazhi fetar. Teqeja  bektashiane, lart në mal, është një  vend i shenjtë që ka rifilluar të vizitohet nga mijëra njerëz.

Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri

Ku të flesh në Kruje – Akomodimi

Cmimet për natë në Krujejanë një variacion i qartë rreth asaj cfarë ofrohet në këtë bukuri shqiptare. Tre nga hotelet me cmimet më të ulëta variojnë nga 59 euro/nata dhe listohen si më poshtë:

Kruja, ”Kryeqyteti” i historisë dhe i turizmit shqiptar.

Lini një koment