Aromë Gjirokastre

I njohur si një nga vendet e shpallura Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, ky qytet i mrekullueshëm është ndërtuar e ruajtuar me kujdes gjatë shekujve në shpatet e pjerrëta, me shtëpitë prej guri që duket sikur janë ngritur mbi njëra-tjetrën.

9 Things to Do in Gjirokastra, Albania's Stone City - Sofia Adventures
Private Day Tour of Gjirokastra from Tirana - Go As Local- UNESCO Sites

Gjirokastra është e vendosur në faqen e Malit të Gjerë,në shpatet verilindore të tij dhe në krahun e majtë të luginës së lumit Drino. Rrëza dhe faqja e malit ku ndodhet është pothuajse e zhveshur, pa bimësi. Duke qenë e tillë, në dimër kur rreshjet s’kanë të sosur,nëpër pjerrësi lëshohen përrenj të rrëmbyer me ujëra të shumta. Ato vijnë deri në qytet. Vetë qyteti ka shumë përrenj dhe çdo lagje ndahet nga njëra-tjetra me një të tillë.Gjirokastra ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga qendrat kryesore të pjesës jugore të Shqipërisë. Ajo ka pasur lidhje jugore me Janinën, me bregdetin shqiptar, Vlorën,dhe pellgun e Delvinës. Nëpërmjet grykës së Këlcyrës lidhet me qendra të tjera të Shqipërisë jugore. Është e lidhur gjithashtu me Kurveleshin e Sipërm dhe të Poshtëm, Lunxhërinë, Dropullin e Poshtëm, Pogonin, Zagorinë etj. Mali i Gjerë në rrëzë të së cilit është vendosur Gjirokastra, e ndan qytetin nga bregdeti.

Gjirokastra – START TOUR ALBANIA

Të veçantat e Gjirokastrës

Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastrës do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesën e poshtme te qytetit ne qendër te luginës së Drinos. Ky aeroport i ndërtuar në vitet ’30 nga italianet, shërbente si një pikë lidhjeje e Gjirokastrës me qendrat e tjera të Shqipërisë. Sot aeroporti është i papërdorshëm.

Gjirokastra ka pamje të mrekullueshme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arkitektura e veçantë i japin asaj pamjen e një anije në luginën e Drinos.

Turisti ne Gjirokastër mund te vizitoje Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e tij karakteristike si dhe Kështjellën ku përvec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart. Ne Gjirokastër vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik, Shtepite karakteristike te Zekateve, Skendulateve, Babametos, Kadarese, Hani i Zagorise, Dulajve, etj.

Ne Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë “Antigonea”, rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Adrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te fshatit Sofratike. Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane te Shën Marise Labove dhe Peshkepi.

Për te apasionuarit e natyrës me shume vlera jane Parqet natyrore si Viroit, Sotires, Ujit te Ftohte Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujrat Ternale te Benjes (Permet) si dhe kanionet e Lumit te Suhes Zagorise dhe Vjoses.

Gjirokastra, Albania - Visit Gjirokastra , official tourism page of  Gjirokastra

Kalaja e Gjirokastrës

Kalaja e Gjirokastrës si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. E megjithatë historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit osman-shqiptar të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur.

Këngët e rralla shqipe që u kënduan gjatë ndërtimit të kalasë së  Gjirokastrës
Kalaja E Gjirokastres - Albania Discover

Ku të flesh në Gjirokaster– Akomodimi

Cmimet për natë në Gjirokaster janë një variacion i qartë rreth asaj cfarë ofrohet në këtë bukuri shqiptare. Tre nga hotelet me cmimet më të ulëta variojnë nga 38 euro/nata dhe listohen si më poshtë:

Përse duhet të vizitoni Gjirokastrën

 Shpirti i Gjirokastrës është pasqyruar më së miri në romanet e birit të saj më të njohur, shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare. Shtëpia e tij së bashku me shtëpinë e fëmijërisë së Enver Hoxhës, ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, janë vetëm disa nga shumë atraksionet e qytetit. Tek sa ecën në rrugicat intime me kalldrëm nuk mund të mos vësh re Kalanë e Gjirokastrës, që imponuese vështron mbi qytetin e gurtë. Asnjë vizitë në Gjirokastër nuk do të quhej e plotë pa provuar traditën e pasur kulinare, me produktet e freskëta të bulmetit dhe djathin e njohur të kësaj zone.

Discover Albania - Gjirokastra https://explorealbanialife.com/  ExploreAlbaniaLife

Lini një koment