Borshi… eh.. Borshi!

Borshi është një nga fshatrat më piktoreske të Rivierës Shqiptare. Eshtë një fshat detar në komunën Lukove, ne qarkun e Sarandes, Shqiperi. Borshi kufizohet me fshatrat Fterra, Qeparo, Piqerras dhe ka një popullsi prej 2500 banorësh. Kalaja e Borshit është e vendosur në majë të një kodre dhe per fat te keq është shumë e dëmtuar. Kalaja është ndërtuar gjatë kohës se mesjetes dhe me konkretisht ne shekullin e IV. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe një bodrum te bërë nga blloqe guri. Borshi eshte shume i njohur per plazhin e tij, i cili është plazhi më i madh në detin Jon (7 km).

Borshi Castle - All About Albania

Turizmi ka filluar të zhvillohet fale bukurise se fshatit dhe në sajë të njerëzve miqësore e mikprites. Fshati është duke u zhvilluar ne saje te turizmit dhe prodhimit te vajit të ullirit. Nuk ka hotele dhe rezorte turistike te medha, por turizmi familjar perballon të paktën 15.000 turistë çdo verë. Në qendër të fshatit mund te vizitohet Ixuari i Borshit, një burim natyror uji, pjese e 697 monumenteve natyrore në Shqipëri. Deti blu dhe gjelbërimi i pemëve të ullirit janë karakteristikë e bregdetit te Borshit. Vizitoni Borsh, Shqipëri dhe rezervoni online hotele në Borsh.

10 Best Borsh Hotels, Albania (From $23)

Borshi, i cili është vetëm 17 km larg Himarës, ka vijën bregdetare më të gjatë të Jonit. I rrethuar nga ullishtet që pozicionohen natyrshëm me blunë e paqtë të detit, Borshi është një vend që të nxit ta vizitosh jo vetëm për peizazhin, por dhe për historinë që shfaqet hijshëm në çdo cep të tij.

Borsh - Into Albania

Kalaja e Borshit, e cila është ndërtuar mbi rrënojat e qytetit antik, ndodhet vetëm 3 km në veriperëndim të Borshit. Ajo ngrihet mbi një kurriz të lartë malor rreth 500 m mbi nivelin e detit, e ku  muret rrethuese të saj arrijnë deri në 10 m. Kjo kala daton që në shek e IV – III p.k., dhe që në krye të herës ka pasur një pozicion strategjik, duke qenë një urë lidhëse mes maleve Akrokeraune (Llogarasë) dhe detit. Pozicioni i përshtatshëm gjeografik me ujërat e shumta dhe malet përreth, ka favorizuar banimin e kësaj treve që nga lashtësia.

Borshi, nuk është për ekzibicion është për të pushuar! – Revista Bordo

Ku të flesh në Borsh– Akomodimi

Cmimet për natë në Borsh janë një variacion i qartë rreth asaj cfarë ofrohet në këtë bukuri shqiptare. Tre nga hotelet me cmimet më të ulëta variojnë nga 38 euro/nata dhe listohen si më poshtë:

Lini një koment