Në Shqipëri, nëse thua verë, zëre se ke thënë Dhërmi, e nëse thua Dhërmi, zëre se ke thënë verë! Ky fshat turistik ka aq shumë arsye për të qënë simboli i stinës së nxehtë në Shqipëri, sa është e vështirë të mendosh një sezon plazhi të plotë pa u zhytur të paktën një herë në ujërat e Dhërmiut.

Dhërmiu është një vend ku gërshetohet tërheqja nga deti i kaltert dhe i pastert i Jonit më atë të ajrit të pastër dhe të shëndetshëm të maleve. Siç shprehet këngëtari popullor është “mal përpjetë e poshtë dallgë”. I mbrojtur nga veriu nga gadishulli i Karaburunit, fshati është tepër tërheqës edhe në periudhën e dimrit, pa vënë në dyshim atë të verës që tërheq edhe më shumë turistët. I cilësuar si një nga perlat e Rivierës shqiptare është pa dyshim nga vendet më tërheqëse të Shqipërisë, siç njihet edhe shumë guida turistikë të vendit dhe të huaja.

Fshati vetë më arkitekturën karakteristikë të fshatrave të jugut, më pasuritë e bollshme ujore, më gjelbërimin tradicional mesdhetar është një bukuri e veçantë. Banorët e arsimuar, poliglotë dhe bujarë ja shtojnë vlerat fshatit të tyre. Kishat e mëdha si Manastiri i Shën Marise, i vendosur në majë të kodrës zotëruese të Dhërmiut, ai i Shën Theodhorit që zotëron kodrën mbi det në fund të plazhit si dhe kishat e Shën Harallambit dhe janë objekte kulti interesantë. Meshat zakonisht mbahen ditën e Dielë, dhe vendi mbajtjes së meshës ndryshon.

Restorantet
Ashtu si dhe me lokalet e natës, disa prej shefave më të mirë të vendit mblidhen këtu në verë për t’i dhënë akoma më shumë shije pushimeve të turistëve. Pjatat e detit, me produktet e freskëta, të servirura nën puhizën e Jonit, apo zhurmën e këndshme të dallgëve, janë thjesht të parezistueshme! Disa nga restorantet më të këshillueshme janë: Royal Blue Restaurant, si dhe Elysium Restaurant.


Ku të flesh në Dhërmi– Akomodimi
Cmimet për natë në Dhërmi janë një variacion i qartë rreth asaj cfarë ofrohet në këtë bukuri shqiptare. Tre nga hotelet me cmimet më të ulëta variojnë nga 51 euro/nata dhe listohen si më poshtë:


Jeta e natës në Dhërmi
Si Dhërmiu, ashtu edhe fshatrat e tjerë përreth të Palasës, Drimadhesit apo pak më tutje Jalit, kanë disa nga lokalet më në modë verore të jetës së natës në Shqipëri. Të rinjtë e kryeqyetit duket se zbresin të gjithë këtu, e bashkë me ta, vijnë gjithashtu klubet e dj më të mirë që e ndezin atmosferën dhe i japin jetë natës.

Pra, si thua; shkojmë në Dhërmi ?! 🙂