Jeni gati të shijoni natyrën e virgjër me bukuritë e saj?
Ditët e ngrohta dhe me diell gjatë stinës së verës janë ideale për të shkuar në kamping. Ju mund të shkoni me miqtë tuaj, familjen ose edhe vetëm, nëse jeni i apasionuar dhe ju pëlqen kampingu. Në çdo rast, është mirë të ndiqni disa rregulla kryesore, për ta bërë kampingun tuaj një eksperiencë vërtet të këndshme. Këtu janë disa këshilla të vlefshme kampingu si për fillestarët ashtu edhe ata me përvojë.

#1: Zgjidhni vendndodhjen e duhur
Ide e mirë është të zgjidhni një zonë ku nuk ka shumë pemë, pasi ato do t’ju pengojnë diellin e ngrohtë të mëngjesit. Sigurohuni që nuk ka kafshë të rrezikshme përreth dhe mos e lini tendën kurrë vetëm, veçanërisht gjatë natës.
#2: Jepini vetes tuaj rehati
Gjumi në natyrë është një kënaqësi më vete, por shpesh mund të jetë shumë më pak i rehatshme nga ajo që jemi mësuar. Nëse dëshironi vërtet të rehatoheni, sigurohuni që të keni një tendë të mirë që do t’ju mbrojë nga dielli, insektet dhe të ftohtit gjatë natës.

#3: Merrni të gjitha gjërat e nevojshme
Kampingu i vërtetë sipas definicionit është shumë larg civilizimit dhe madje edhe nëse qëndroni në një kamp turistik të mbushur me njerëz, ju duhet të përgatisni disa mjete bazë kryesore. Vetëm për të qenë i sigurt.
#4: Ndizni një zjarr të sigurt
Kampingu nuk shijohet pa ndezur një zjarr të këndshëm, apo jo? Para së gjithash, duhet të kontrolloni nëse lejohet zjarri në zonën ku po qëndroni. Dhe mos harroni të merrni me vete çakmakun ose shkrepsen!

#5: Merrni të gjitha gjërat e nevojshme
Kampingu i vërtetë sipas definicionit është shumë larg civilizimit dhe madje edhe nëse qëndroni në një kamp turistik të mbushur me njerëz, ju duhet të përgatisni disa mjete bazë kryesore. Vetëm për të qenë i sigurt.

#6: Merrni veshje rezervë
Merrni disa rroba të ngrohta me vete, edhe nëse moti është i mirë. Asnjëherë nuk i dihet kur mund t’ju duhen.

#7: Ruani higjenën
Zakonisht në kamping mungojnë kushtet e higjenës personale. Edhe çfarë? Kamping do të thotë të bëhesh njësh me natyrën, apo jo?
