Për të udhëtuar me biçikletë në qarkullimin rrugor nuk është vërtet i nevojshëm asnjë provim dhe asnjë dëshmi speciale. Megjithatë vlejnë rregullat e qarkullimit, mbi të cilat po ashtu drejtueset e biçikletave dhe drejtuesit e biçikletave duhet të kenë dijeni.

Udhëtimi me biçikletë ka stil, është i shëndetshëm, i pajtueshëm me klimën dhe përveç kësaj mundësia më e shpejtë për të lëvizur në qytet. Për këtë Hailbroni i ka vënë vetes si qëllim, të nxitë qarkullimin me biçikletë, për t’u bërë edhe më dashamirës për biçikletat. Hailbroni ofron me pozicionin e tij në luginën e Neckar, strukturën kompakte të qytetit dhe 230 km lidhje të rrugëve për biçikleta kushte të shkëlqyeshme për çiklistë. Udhërrëfyesit me shkrimin e gjelbër mbi sfondin e bardhë lehtësojnë orientimin për çiklistët në Hailbron. Ata qëndrojnë në pika të rëndësishme – atje, ku takohen rrugët së bashku ose ku degëzohen ato. Informacione të mëtejshme për temën “qarkullimi me biçikletë”.
I ngarkuari me punë për qarkullimin me biçikletë i Hailbronit është referent në administratën e qytetit të Hailbronit për pyetjet, të cilat kanë të bëjnë me qarkullimin me biçikletë në Hailbron. Ai këshillon, ndihmon dhe ndërmjetëson në pyetjet, me të cilat përballen drejtuesit e biçikletave në jetën e përditshme

Siguria në qarkullimin rrugor është po ashtu një temë e rëndësishme për drejtueset e biçikletave dhe drejtuesit e biçikletave. Kujdesuni që biçikleta juaj të ndodhet gjithmonë në një gjendje të mirë udhëtimi, frenat, fenerët dhe dritat e prapme të përshtatura mirë, gomat të fryra mjaft etj. Përdorni gjithmonë kur është e mundur një helmetë biçiklete, e cila e mbron kokën tuaj në rast të një rrëzimi.

Gjashtë këshilla për një udhëtim të rehatshëm dhe të sigurtë me bicikletë:
- Asnjëherë mos harroni të vendosini helmetën tuaj, është mbrojtësi më I mirë për cdo rast rreziku.
Shumë shtete vendosja e helmetës është detyrim ligjor, edhe pse vendi ynë nuk e ka një ligj të tillë mos harro asnjëhere ta vendosësh.
![IMG_8272[1]](https://shqiperiaeaventuresblog.files.wordpress.com/2017/04/img_82721.jpg?w=1000)
2. Zgjidhni bicikleta që përshtaten me trupin tuaj,gjatësinë tuaj në mënyrë që të qëndroni sa më rehat dhe mos të keni dhimbje pas pedalimit.

3.Rregulloni herë pas here ingranzhin e bicikletës dhe mos përdorin për shumë kohë të gjatë ingranazh të lartë.

4. Përpiqu të ndryshosh pozicion teksa pedalon për kohë të gjatë, në mënyrë që mos ndjeni mpirje të pjesëve të ndryshme të trupit.

5. Respekto të gjitha sinjalistikat rrugore dhe mbaj gjithmonë kokën lart në mënyrë që të shohësh cdo tabelë rreziku apo pengesë të rrugës.

6. Nëse jeni në qytet ju këshillohet mos mbani kufje në vesh në mënyrë që të degjoni cdo sinjal të mjeteve të tjera.
