Me pyjet e pafundëm të pishave e dushkut, malet e larta, dhe panoramën mahnitësë të detit, Parku Kombëtar i Llogarasë është një nga hapësirat natyrore më të vizituara të Shqipërisë, vetëm 40 km në juglindje të Vlorës. Megjithëse ai është i hapur edhe në stinët e tjera të vitit, parku vizitohet më tepër gjatë verës, si një vend i freskët gjatë rrugës për në plazhet e famshme të jugut.

Përgjatë rrugëtimit që nis pranë Dukatit, ju pret një natyrë spektakolare me pyje të gjelbërta e ushqim të shijshëm tradicional. Gjatë rrugës do të vini re edhe Pishën Flamur, një pishë 100-vjeçare të cilën erërat e forta e kanë përkulur dhe e kanë bërë të duket si një flamur që valëvitet. Në anët e rrugës do të gjeni restorantet e veçanta të Llogarasë, kryesisht të njohur për gatimin e shkëlqyer të mishit. Por, nuk duhen lënë pa provuar kulaçi i ngrohtë me gjalpë e djathë të zonës, kosi i freskët i thjeshtë apo me arra dhe mjalt, atë të famshmin e Llogarasë, i cili mund të blehet i paketuar anës rrugës.
Ngjyra e gjelbërt lidhet ngushtë me natyrën dhe shplodh. Një nga vendet e përshtatshme për t’u qetësuar nga stresi i punës, zhurmat e qytetit, apo smogu është Llogaraja, e zhytur në gjelbërim dhe ku mund të ndihet kontakti i drejtpërdrejtë me natyrën.

Parku i Llogarase ndodhet rreth 40 km nga qyteti i Vlorës, aty ku bëhet ndarja mes detit Adriatik dhe Jon. Ka një sipërfaqe prej 1020 hektarësh.
Pyjet e dendura kryesisht me bredha e pisha i japin ngjyrën e gjelbërt gjatë gjithë vitit. Parku kombëtar i Llogarasë shtrihet në lartësitë nga 470-2018 metra, c’ka con edhe në ulje të temperaturave.
Gjelbërimi, qetësia, lartësia malore dhe ajri i freskët janë disa nga arsyet pse pushuesit zgjedhin Llogaranë.
Në qafën e saj gjënden hotele, kampe pushimi ku ambjentet ndahen në mënyrën më natyrale me drerët, dhe restorante.

Hotelet, të vendosura kryesisht në Qafën e Llogarasë në lartësinë 1027 metra, kushtojnë nga 4000 lekë dhoma në natë për cift, në 5000 për familjarë. Në vartësi të vendit, cmimet shkojnë edhe nga 7000-15000, kur bëhet fjalë per suita luksoze.
Përsa u përket restoranteve, këtu shërbehen ushqime tradicionale: mishi në hell, arapashi, apo kosi me mjalt dhe arra.
Për shkak te pozicionit ku gjëndet Llogaraja, përpos pushuesve disa ditorë, këtu ndalojne edhe të tjerë që udhëtojnë për në vende të tjera.
Flora?
Të gjithë për t’u shplodhur në gjelbërimin dhe klimen e saj. “Llogaraja është një vend i mrekullueshëm që nuk mund ta përshkruash me fjalë. Këtu clodhesh”, shprehet një pushuese.
Hotelet në Llogara përgjithësisht ofrojnë edhe guida në pyje, për ata që dëshirojnë të praktikojne trekking.

Një nga ndalesat kyesore është ajo pranë Pishës-flamur, e cila ka këtë emër për shkak të formës që ka marrë nga korrenti i ajrit që përplaset mbi të. Këtu mund të zhvillohen edhe aktivitete sportive ajrore.
Fauna?
Për ata që duan kafshët dhe shpendët, në Llogara gjënden shumë të tillë. Ndër kafshët: dhelpra e drerë.


Por pushuesit, përpos pamjeve të mrekullueshme nga lart, mund edhe ta shfyrtëzojnë bregdetin. Zbritja merr pak minuta, ndërkohë që ngjyra e gjelbërt e pyjeve ia lë vendin blusë së detit.
Qafa e Llogarasë
Gjatë ngjitjes së Parkut, vjen momenti i majës së Qafës së Llogarasë, aty ku perdet e pishave hapen e shfaqet në horizont deti Jon! Pikërisht ky moment është një nga kalimet më të bukura në botë: nga gjelbërimi i freskët në pasqyrimin e diellit të nxehtë mbi det! Qafa e Llogarasë, e cila arrin 1,027 metra mbi nivelin e detit, ofron panorama të jashtëzakonshme ku bluja e detit takohet me atë të qiellit. Nëpër gjarpërimet e rrugës, do mahniteni edhe nga majat e Maleve të Kanalit Keraune, ku spikat Maja e Çikës me 2,044 metra lartësi mbi nivelin e detit. Nga hedhjet me parashutë tek çiklizmi malor, të shumta janë sportet që praktikohen përreth zonës. Jo pak njerëz rikujtojnë episodin e emisionit të njohur të makinave Top Gear, i cili 7 vjet më parë inskenoi një ndjekje policie pikërisht në këtë rrugë skenike.
Gjatë dimrit, parku ofron pamje spektakolare!

Si të shkosh: Rruga automobilistike Vlorë-Orikum-Dukat-Llogara (rruga nacionale Vlorë- Sarandë).
Pisha flamur: Vlorë- Dukat- Llogara, para se të dalësh në qafën e Llogarasë.