Viena, Austria

Mirësevini në Austri!


Me një sipërfaqe prej 83.858 km², Austria përbëhet nga 9 shtete të pavarura federale (ne ger: Burgenland, Kärnten, Niederösterreich, Oberösterreich, Salzburg, Steiermark, Tirol, Vorarlberg, Wien) me qeveri të tyre provinciale. Legjislacioni federal ushtrohet nga Këshilli Kombëtar “Nationalrat” së bashku me dhomën e epërme të parlamentit
“Bundesrat” – të dy dhomat e parlamentit. Austria është anëtare e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara, OKB-së dhe shumë organizatave tjera ndërkombëtare.

Austria | Facts, People, and Points of Interest | Britannica


Nga rreth 8 milionë banorë të Austrisë, 98% flasin gjermanisht. Të gjashtë grupet etnike të njohura zyrtarisht në Austri (kroatët burgenlandik , romët, sllovakët, sllovenët, çekët dhe hungarezët) janë koncentruar në lindje dhe në jug të vendit. Përafërsisht 74% e austriakëve janë katolik, 5% janë protestant, pjesa tjetër i takon besimeve të tjera.
E kaluara e Austrisë si një fuqi evropiane dhe mjedisit të saj kulturor kanë gjeneruar një kontribut të gjerë të
formave të ndryshme të artit, më së shumti në mesin e tyre me muzikë.
Austria ka një ekonomi të fortë me produkte të makinerisë, metalurgjisë dhe tekstilit që kanë një rëndësi të veçantë.

10 Best Places to Visit in Austria (Europe) - YouTube

Industria
Sido që të jetë industria më e rëndësishme e vendit, është turizmi. Austria, me një ekonomi mirë të zhvilluar dhe standard të lartë jetese, është e lidhur ngushtë me ekonomitë e tjera të BE-së. Sektori i shërbimeve përbën dy të tretat e prodhimit të brendshëm bruto prej 232 miliardë €. Tregtia dhe industria përbëjnë rreth një të tretën e GDPsë, bujqësia kontribuon rreth 2 %. Me një mesatare për kokë banori PKB së prej mbi 27.000 euro, Austria renditet ndër vendet më të pasura të Evropës.

Austria është vend i mrekullueshem me një infrastrukturë të zhvilluar turistike. Fluksi kryesor i turistëve është gjatë sezonit të dimrit. Gjë që nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e vendit është e pushtuar nga Alpet. Këtu, si askund tjetër, është zhvilluar turizmi i skive. Sidoqoftë, do të ishte gabim të konsiderohej vendi i përshtatshëm vetëm për skiatorë dhe ekoturistë. Austria ka shumë për të parë, ku të shkojë dhe çfarë të bëjë.

Travel Austria like an insider, with Mercure Local Stories

Turizmi

Turizmi përbën një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Austrisë, pothuajse 9 % të prodhimit të brendshëm bruto. Nga statistikat në 2007, numri i përgjithshëm i turistëve me qendrim mbi një natë qëndron afërsisht i njëjtë për verën dhe sezonin e dimrit, me numrin më të madh në shkurt dhe korrik / gusht. Emigracioni në Austri mund të karakterizohet nga njëra anë me një histori të ashtuquajtur “guestworkermigration” që ka kuptimin si puntor mysafir i migrimit, dhe nga ana tjetër, nga emigracioni i refugjatëve – kryesisht nga Evropa lindore.

Austria - United States Department of State

Arti dhe kultura

E kaluara e Austrisë si një fuqi evropiane dhe mjedisit të saj kulturor kanë gjeneruar një kontribut të gjerë të formave të ndryshme të artit, më së shumti në mesin e tyre me muzikë. Austria ka qenë vendlindja e shumë kompozitorëve të famshme si Joseph Haydn, Michael Haydn, Franz Liszt, Franz Schubert, Anton Bruckner, Johann
Strauss Sr, Johan Shtraus Jr, Arnold Schoenberg ejt. Ndër kompozitorët me famë botërore ka qenë edhe Wolfgang Amadeus Mozart i njohur si Mozarti, i cili ka lindur në Salzburg, atëherë një principat e pavarur e kishës së perandorisë së shenjtë romake, edhe pse ai ka qenë ngushtë i lidhur me kulturën austriake dhe shumicën e kohës gjatë karrierës së tij e kaloj në Vjenë. Përveq kompozitërëve austriak qyteti i Vjenës ka qenë i lidhur edhe me kompozitor tjerë botëror e ndër më të famëshmit, ai gjerman Ludwig van Beethoven. Vjena ka qenë prej kohësh një qendër e rëndësishme e risive muzikore. Kompozitorët ne shekujt 18 dhe 19 u tërhoqën në qytet për shkak të patronazhit të Habsburgëve, dhe e bëri Vjenën kryeqyteti evropian i muzikës klasike.
Gjatë periudhës barok, format popullore sllave dhe hungareze kanë ndikuar në muzikën austriake.

Best Austria Tours 2021 | Intrepid Travel MT


Shoqata Vjeneze e Muzikës “Musikverein” në Vjenë është konsideruar të jetë një nga tri sallat e koncerteve të mira në botë e cila u hap më 6 janar 1870. Që nga viti 1939, koncerty i famshëm i Vitit të Ri nga Filarmonia e Vjenës është transmetuar nga Salla e Artëve për një audiencë rreth një miliard në 44 vende. Anëtarët e Filarmonisë së
Vjenës, e cila është konsideruar rregullisht një nga orkestrat më të mira në botë, janë zgjedhur nga orkestra e operës shtetërore të Vjenës. Filarmoninë e Vjenës mund ta ndjekim origjinën e vet që nga viti 1842, kur Otto Nicolai formoj Akademinë
Filarmonike “Philarmonische Academie”. Kjo orkestër mori të gjitha vendimet e saj nga një votim demokratik të të gjithë anëtarëve të saj, dhe këto janë parime të mbajtura ende sot. Opera Shtetërore e Vjenës “Staatsoper” është një nga kompanitë e operas më të rëndësishme në botë. Ajo punëson mbi 1000 njerëz, dhe në vitin 2008, buxheti vjetor operativ i Operës ishte 100 milion euro nga e cila me lehtësi më
shumë se 50% vijnë në formën e një subvencioni shtetëror.

Overview — Austria

Për shkak të terrenit malor, skijimi është një sport i njohur në Austri. Sporte të tilla dimërore si snowboarding, skijumping (kërcime me skija) janë shumë popullor dhe si atletë të sporteve dimërore me famë botërore mund ti përmendim Annemarie Moser-Pröll, Hermann Maier, Toni Sailer, Benjamin Raich dhe Marlies Schild. Një sport popullor në Austri është edhe futbolli, i cili udhëhiqet nga Shoqata e Futbollit të Austrisë. Austria ishte në mesin e ekipeve më të mira në nivelin kombëtar duke u renditur në vendin e 4-të në 1934, vendin e 3-të në 1954 dhe vendin e 7-të në 1978 në kupat botërore. Megjithatë, kohët e fundit futbolli austriak nuk ka treguar sukses të mirë dhe ka qenë shumë më pak ndërkombëtarisht i suksesshëm. Në vitin 2008 u mbajt kampionati i futbollit duke hostuar së bashku me Zvicrën. Liga kombëtare e futbollit austriak quhet Bundesliga Austriake duke përfshirë ekipet si FK Austria Wien, RB Salzburg, SK Rapid, Sturm Graz etj. Përveç futbollit, Austria gjithashtu ka ligat profesionale kombëtare për shumicën e sportive të mëdha duke përfshirë Ligen Austriake të Hockey, Basketbollit etj. Autria ka pritur dy herë lojërat olimpike dimërore nëqytetin Innsbruck në vitet 1964 dhe 1976, ndërsa këtë vit 2012 për herë të parë janë mbajtur lojrat olimpike dimërore për të rinjtë në
qytetin e njejtë Innsbruck.

Austria Travel Guide

Viena

Viena është kryeqyteti i Austrisë dhe poashtu një shtet federal (gjermanisht Bundesland). Më 2011 Viena kishte mbi 1.700.000 banorë[2] dhe është pra qyteti me popullsinë më të madhe në Austri.

Qyteti i vjetër, i cili është i shënuar nga regjenca e Habsburgëve, dhe Kalaja Schönbrunn janë që nga viti 2001 të mbrojtur në listën e trashëgimisë botërore nga UNESCO-ja. Monumentet historike më të famshëm janë Katedralja e Shtjefënit (gj. Stephansdom), Rrota e Madhe (gj. Riesenrad), Kalaja e Shënbrunit (gj. Schloss Schönbrunn) dhe Opera Kombëtare (gj. Staatsoper).

Most beautiful places in Austria: 11 locations you can't miss | CNN Travel

Viena është njëra nga qytetet në botë që ka standardin e jetesës më të lartë. Sipas një studimi nga Mercer, Viena kishte për të tretën herë në vitin 2011 standardin e jetesës më të lartë nga 221 metropole ndërkombëtare, e pasuar nga Cyrihu dhe Aucklandi.

Në Vienë e kanë qendrën shumë organizata ndërkombëtare si OPEC, OSBE, ONEA dhe OKB (përkrah New York-ut dhe Gjenevës).

Në Vienë, që prej vitit 1939 zhvillohet Koncerti i fillimvitit i Vienës.

Lini një koment