Çfarë të bëni në Ksamil?

Ksamili, parajsa e Shqipërisë!

Ky fshat i mrekullueshëm shtrihet në Rivierën e bukur shqiptare, me vendndodhje vetëm disa kilometra nga jugu i Sarandës. Jemi mësuar të dëgjojmë shpeshherë për Ishujt unikë të Ksamilit, në fakt, jo pa të drejtë pasi të 4 përfaqësojnë pasuri të rralla të bregdetit jugor. Ndër to përmendim” Ishujt Binjakë” për nga emërtimi i veçantë që kanë, për shkak se janë të lidhur me njëri-tjetrin vetëm nga një rrip rëre.

Lista e aktiviteteve që mund të bëni në Ksamil është e gjatë dhe tepër interesante ndaj do ju sugjerojmë disa prej tyre.

Do e nisim me ishujt të cilët i përmendëm më sipër, pasi tashmë ato janë kthyer në një identitet të vendit. Duke qenë se ndodhen larg bregdetit, mund t’i vizitoni me varkë dhe kjo ju jep mundësinë të shijoni edhe një xhiro të këndshme përgjatë kësaj mrekullie detare. Do përjetoni një ndjesi të papërshkrueshme teksa afroheni në territorin e kësaj parajse të fshehur rrethuar nga mijëra nuanca të ngjyrës blu.

Xhiro me kanoe apo me varkë, janë të shumta sportet ujore që mund të bëni në Ksamil. Por jo vetëm kaq! Nëse ju pëlqen të sfidoni veten më shumë dhe të përjetoni ndjesi të paharrueshme ju rekomandojmë sportin e zhytjes. Fundja, çfarë është një eksperiencë pushimesh në jug, pa pak zhytje në detin e kristaltë? E gjithë bota nënujore do ju mrekullojë ndërsa zbuloni pasuritë që fshihen nën të dhe pse jo dhe sekretet e tyre.

Natyra ndodhet kudo. Një shëtitje nuk është kurrë një ide e keqe! Me siguri do mrekulloheni nga peizazhet e kësaj parajse ndërsa dëgjoni cicërimat e zogjve dhe shijoni ajrin e pastër plot jetë. Fatmirësisht, keni plot vende për të eksploruar! Shumë pranë Ksamilit ndodhet Butrinti, një trashëgimi e UNESCO-s të cilën mund ta hulumtoni gjerësisht, po ashtu edhe Gjirokastra në të cilën mund të bleni suvenirë për t’i ruajtur si kujtim të aventurës suaj.Natyra ndodhet kudo. Një shëtitje nuk është kurrë një ide e keqe! Me siguri do mrekulloheni nga peizazhet e kësaj parajse ndërsa dëgjoni cicërimat e zogjve dhe shijoni ajrin e pastër plot jetë. Fatmirësisht, keni plot vende për të eksploruar! Shumë pranë Ksamilit ndodhet Butrinti, një trashëgimi e UNESCO-s të cilën mund ta hulumtoni gjerësisht, po ashtu edhe Gjirokastra në të cilën mund të bleni suvenirë për t’i ruajtur si kujtim të aventurës suaj.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, një vlerë e shtuar e këtij fshati turistik janë edhe turet. Turi i midhjeve do ju mësojë çdo gjë rreth kultivimit të tyre dhe do të keni mundësinë të shijoni 2 gatime të ndryshme shoqëruar me verë të bardhë të prodhuar në vend.

Ndoshta nuk e kishit menduar më parë, por në Ksamil mund të provoni dhe turin e mbledhjes së mandarinave, një aktivitet tepër interesant në të cilin fermerët do ju informojnë mbi mbledhjen e këtij fruti të shijshëm dhe të gjitha proceset që lidhen me të. Kështu do keni mundësinë e veçantë të provoni edhe ju këtë traditë të vjetër, por tepër interesante.

S’mund të lemë pa përmendur edhe koston e pushimeve në këtë fshat të mrekullueshëm turistik dhe avantazhin që ai ofron. Çmimet në Ksamil janë shumë të arsyeshme kështu që keni mundësinë të shijoni disa pushime fantastike dhe për më tepër shumë lirë!

Lini një koment