Bëhu një Blogger Udhëtimesh
Blogerët dhe influencer-at janë kthyer në temën kryesore të ditës. Shumë prej tyre bëjnë udhëtime “falas”, por sidoqoftë kjo arrihet duke punuar fort dhe në mënyrë të vazhdueshme. Puna online po merr një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe me anë të influencim-it edhe ju mund të krijoni profilin tuaj, ta zhvilloni atë dhe të përfitoni shpërblimet të cilat janë të shumëllojshme, por përfshijnë edhe udhëtimet falas.

Udhëto falas duke punuar
Nëse të pëlqen jahti apo anijet turistike dhe dëshiron të eksplorosh çdo vend, atëherë je me fat! Fatmirësisht ekzistojnë shumë mundësi punësimi në profile të tilla si: kuzhinë, argëtim, pastrim etj të cilat mund t’i shfrytëzosh për një udhëtim të paharrueshëm mbi det, e nëpër kontinente! Ndërkohë që fiton para duke punuar, fiton edhe një aventurë të paharrueshme, një mundësi të mahnitshme për të parë botën falas!

Punët vullnetare
Punët vullnetare janë një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar një vend të ri. Ato jo vetëm të ndihmojnë të njohësh veten duke u përballur me sfida të ndryshme, por të mundësojnë njohjen me kultura të larmishme, njerëz, qytete e zona të pazbuluara më parë. Ka plot vende të botës të cilat kanë nevojë për punë në pozicone të ndryshme si: mësimdhënie në anglisht, inxhinieri, turizëm, marketing etj. Ti mund të fitosh një ndër këto mundësi fare lehtësisht, duke kërkuar dhe aplikuar në organizata jofitimprurëse, të cilat ofrojnë plot alternativa për individët e dedikuar ndaj tyre. Nëse me të vërtëtë të pëlqejnë aventurat, mjafton t’i kërkosh ato!

Autostop
Ky fenomen i zakonshëm shfrytëzohet kryesisht nga turistët në vende të ndryshme të botës, madje në ditët e sotme është kthyer edhe në një faktor ndihmës për personat që udhëtojnë shpesh. Edhe pse nuk i referohet gjithë udhëtimit, sërish mbetet një truk se si të përftohet një pjesë e tij falas. Nëse ju ndodheni në vend “të huaj” dhe nuk dëshironi të shpenzoni para për transportin, atëherë ekziston gjithmonë mundësia e autostopit, për sa kohë që jua mundësojnë këtë opsion. Zakonisht kjo metodë funksionon dhe për më tepër është e sigurt.
