10 Arsye pse të udhëtojmë

Pse njerëzit udhëtojnë nëpër botë?
Për më tepër, pse duken aq intriguese aventurat e tyre?


Le të zbulojmë së bashku cilat janë disa nga arsyet që na shtyjmë të provojmë eksperienca të reja në vende të huaja.

1. Sfidoni veten

Nëse ju ka mbërthyer monotonia aq shumë sa ndonjëherë e keni të vështirë edhe të largoheni prej saj, një ndër mënyrët më të mira për ta zgjidhur këtë situatë është të guxoni! Dhe kjo arrihet fare mirë duke ndryshuar ambientin, rrethanat, situatat e duke njohur njerëz të rinj. Udhëtimi është aktiviteti ideal për të provuar veten pasi i shtyn njerëzit të tejkalojnë kufijtë dhe zonën e tyre të komfortit. Kjo ndodh psh: kur të duhet të komunikoni me një të huaj që se njeh gjuhën tuaj mëmë, kur të duhet të porosisni ushqim apo në rastin më të keq edhe kur humbisni rrugën. Do mund të zbuloni tamam veten atëherë kur të jeni i ekspozuar ndaj vendeve, njerëzve dhe përvojave të reja.

Image result for travel to challenge yourself

2. Të mësuarit

Të mësuarit është një arsye e fortë pse njerëzit duan të udhëtojnë. Ata duan të përjetojnë diçka të panjohur dhe të largohen prej saj me njohuri të reja. Të shohësh botën është më edukative sesa të lexosh dhe kufizohesh vetëm në aspektet teorike shkollore. Vetëm udhëtimi të mëson tamam se si jeton pjesa tjetër e botës, historinë, gjeografinë e sociologjinë e saj. Çdo destinacion ka diçka unike për t’u mësuar vizitorëve dhe zhytja në një botë krejt tjetër është përvoja më e mirë e të mësuarit. Njerëzit mund të udhëtojnë edhe thjesht për të mësuar diçka specifike: një gjuhë të re, një recetë të re, aspekte të një kulture tjetër, ose një këndvështrim më të thellë të besimit shpirtëror. Kështu ata fitojnë shumë më tepër se thjesht objektivin e tyre specifik duke zbuluar mënyra krejtësisht të ndryshme për të bërë gjërat dhe duke fituar vetëdije për zakonet, kulturat, njerëzit dhe vendet e reja.

Image result for travel to learn

3. Udhëtimi të zgjeron perspektivat

Një arsye tjetër pse njerëzit udhëtojnë: ndihmon në zgjerimin e horizontit. Njohja me njerëz nga vende të tjera do ju tregojë se këndvështrimi juaj në lidhje me botën nuk është i njëjtë me atë të gjithë të tjerëve. Ju nuk mund ta imagjinoni sa ndryshe është jeta në një vend tjetër derisa ta shihni dhe përjetoni vetë. Çdo gjë mund të ndryshojë që nga puna te familja, te besimet, interesat, komunikimi etj. Cilësimi i ndryshëm do t’ju ndihmojë gjithashtu të zbuloni dhe merrni parasysh idetë e reja që nuk i kishit menduar më parë. Duke qenë të ekspozuar ndaj vendeve, njerëzve dhe kulturave të reja, ju do të zhvilloni një mënyrë të të parit më të gjerë ndaj botës.

Image result for travel to Expanding your perspective.

4. Aventura të reja

Njohja e një vendi të ri është një aktivitet intrigues dhe një arsye më shumë pse njerëzit udhëtojnë kaq shpesh. Ata dëshirojnë përvoja të reja dhe udhëtimet i lejojnë ta shfrytëzojnë këtë dëshirë. Një udhëtim është koha e përkryer për të bërë diçka ndryshe dhe emocionuese, veçanërisht diçka që shtëpia nuk e ofron. Emocioni fillon që në momentin që shkelni në një vend të huaj. Një aventurë e re mund të fillojë duke provuar ushqime të panjohura më parë apo duke krijuar miq të rinj nga Spanja.

Image result for travel for new adventures

5. Arratisje

Një punë e lodhshme. Një ndarje nga personi i zemrës. Humbja e një personi të dashur. Udhëtimet mund të jenë një lehtësim i madh nga stresi dhe pakënaqësia që vijnë së bashku me ngjarjet e jetës. Njerëzit kërkojnë nga udhëtimet e tyre atë që nuk kanë më në vendin e tyre, qoftë kjo edhe moti më të mirë, pamje më të këndshme, liri për të bërë atë që duan, përvoja që normalisht nuk mund të kenë gjithmonë, një ritëm më të ngadaltë dhe relaksues jetese. Udhëtimi është veçanërisht i dobishëm për personat të cilët kalojnë shumë kohë në punë. Largimi për pak kohë është i mirë për një jetesë të shëndetshme mendore dhe fizike.

Image result for travel to escape pic with luggage

6. Për të festuar

Mund të ndodhë që një event i lumtur na shtyn të udhëtojmë për të festuar. Mund të jetë një ditëlindje apo përvjetor i shënuar. Një diplomim. Një martesë – ose festat e beqarisë. Edhe një babymoon para ardhjes në jetë të fëmijës. Një rast i veçantë bëhet edhe më i këndshëm duke e festuar atë larg ritmit të vrullshëm të jetës në shtëpi. Gjithashtu kjo është edhe një mënyrë e mirë për të mbledhur familjarët dhe miqtë dhe për të ndarë me ta momentin tuaj.

Image result for travel to celebrate

7.Relaksim dhe rinovim

Ndoshta nuk po kërkoni të largoheni përgjithmonë nga problemet tuaja. Por të gjithë mund të përfitojnë nga një pushim nga ditët e të zakonshme. Ju nuk mund ta kuptoni se sa nevojë keni të shkëputeni nga presioni gjithnjë i pranishëm për të qenë i disponueshëm me telefonata, emaile dhe media sociale vetëm kur realisht guxoni të merrni një pushim prej tyre. Kjo është pikërisht ajo që ju duhet për pak paqe. Një mjedis natyror relaksues dhe moti i mirë janë përbërësit e zakonshëm për udhëtimin ideal. Por ideja që kanë njerëz të ndryshëm për pushimet e përsosura është e ndryshme. Një person mund të dëshirojë të kalojë kohë në pyll, një tjetër mund të dëshirojë të shtrihet pranë pishinës në një vend meksikan apo mund të zgjedhë një kamping në male.

Image result for travel to relax and rejunovate

8.Ndërtimi dhe forcimi i marrëdhënieve

Përvoja e përbashkët e udhëtimeve i mbledh njerëzit së bashku. Një pushim familjar, një udhëtim romantik ose një fundjavë e gjatë me shoqrërinë mund të krijojë dhe forcojë lidhje të rëndësishme. Udhëtimi është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të bërë miq të rinj. Takimi dhe miqësia me njerëz të rinj është një përfitim i vlefshëm për ju. Kështu mund të përballeni me mundësi të reja për udhëtime në të ardhmen – ose për t’i vizituar ata ose për të udhëtuar me ta.

Image result for travel to Building and strengthening relationships.

9.Vlerësoni çfarë keni

Kur zhyteni në jetën e përditshme, është e lehtë të harroni atë që zotëroni dhe ndonjëherë edhe atë çfarë e bën të veçantë shtëpinë tuaj. Eksplorimi i një vendi tjetër krijon një lloj nostalgjie dhe vlerësimi për vendlindjen dhe “jetën reale”. Kjo do ju bëjë ta shihni më ndryshe vendin ku jetoni dhe të kuptoni sërish se me të vërtetë, siç edhe thonë: s’ka si shtëpia!

10. Njihni vetveten

Largimi nga shtëpia ju jep mundësinë të reflektoni. Duke pasur kohën dhe hapësirën e nevojshme për të zbuluar gjëra të reja, ju mund t’i jepni mendjes ca pushime dhe të mësoni më shumë rreth vetes. Mënyra se si udhëtimi sjell natyrshëm një seri ngjarjesh të reja, do ju krijojë një perspektivë të freskët rreth mënyrës se si e organizoni dhe jetoni jetën. Ky vlerësim është i nevojshëm për çdokënd dhe mënyra më e mirë për ta realizuar është me anë të “arratisjes”.

Image result for travel to know yourself

Lini një koment