Si të jetosh në pyll?

Ke menduar ndonjëherë të arratisesh nga jetesa e qytetit dhe të provosh diçka ndryshe?

Nëse jetesa në pyll nuk të duket çmenduri por një aventurë e bukur, atëherë je në vendin e duhur!

Pse të provojmë diçka të tillë?

-Qetësi dhe paqe e përhershme

-Nuk ka trafik dhe zhurmë

-Aventurë unike

-Nuk ka ndotje

-Eksplorim i natyrës

Ja disa këshilla për t’u pasur parasysh për një eksperiencë ndryshe në pyll:

#1 Vendos vendin dhe mënyrën e jetesës

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është të kesh sigurinë e duhur për një aventurë të tillë. Në ç’zonë të pyllit dëshiron të jetosh? Mendo pozicionin e duhur gjeografik, afërsinë me qytetin apo fshatin, mjetet e domosdoshme, kohën e qëndrimit etj. Nëse po planifikon për një “shpërngulje” atëherë është e domosdoshme një shtëpizë, të tilla si si ato prej druri, por në të kundërt thjesht përdor një hapësirë të përshatshme dhe shijo natyrën e mrekullueshme.

Image result for how to live in the woods

#2 Njihu me ligjet përkatëse

 Zonat në të cilat mund të dëshirosh të jetoni mund të jenë në pronësi të dikujt. Për të qenë të ligjshëm për këtë veprim, një opsion është blerja e tokës, por nëse aventura jote është e përkohshme mund të ndërtosh vetë tenda të vogla, të ngjashme me ato të kampingut, ose mund të shihni idenë e mëposhtme:

Image result for how to live in the woods

#3 Sigurohu të marrësh me vete mjetet e duhura

Nëse je i përfshirë seriozisht në këtë aventurë, mund të ketë raste kur Nëna Natyrë nuk tregohet “aq e mirë me ty”. Mund të ketë reshje të mëdha shiu (ose thatësirë), dëborë, erë, zjarr, me të cilat do të duhet të përballesh. Sigurohu të përgatitesh për gjithçka që nga veshjet e duhura, mjetet e ndihmës së shpejtë, ushqimet etj.

Image result for raining  in the woods



#4 Mëso mirë zonën

Bëji vetes një favor! Mëso mirë zonën në të cilën dëshiron të jetosh, përpara se të marrësh një hapi të tillë të rëndësishëm. Gjithmonë duhet analizuar mirë vendi, largësia apo afërsia me shtëpitë e tjera, banorët, dyqanet dhe më pas mund të pozicionohesh në një hapësirë të përshtatshme dhe të shijosh një eksperiencë që jo çdokush e provon!

SIM69.MYPLOT_The Woodland Wife - The Simple Things - My Plot_Woodland-9.jpg

Shikoni videon e mëposhtme si të ndezim zjarrin pa shkaktuar sasi të mëdha tymi:

blob:https://www.youtube.com/68f254e3-5136-4b63-812e-97f95387c07f


Lini një koment