Përhapja e Covid-19 u ka krijuar pengesa të shumta njerëzve që udhëtojnë shpesh.
Më poshtë jepen disa këshilla që do të ulin rrezikun e infektimit gjatë udhëtimit tuaj si dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni shumë më sigurt.
#1 Sigurohuni që të mbani gjithmonë maskën
Mjekët kanë theksuar rëndësinë e maskave pasi virusi mund të hyjë në trupin tuaj përmes gojës ose hundës. Merrni disa maska me vete sepse komunikimi me njerëz do të jetë i nevojshëm. Gjithashtu sigurohuni ta mbani atë gjatë gjithë kohës. Ndërrojini maskat tuaja herë pas here, veçanërisht nëse do të udhëtoni për një kohë të gjatë.

#2 Mbani doreza
Meqenëse do ju duhet t’i jepni punonjësve kartën dhe ID tuaj në aeroport detyrimisht do të ketë kontakt fizik, kështu që ju duhet të vishni doreza. Ndërrojini çdo orë ato dhe mos e prekni fytyrën tuaj me duar.

#3 Sigurohuni që duart tuaja të jenë të pastra
Meqenëse do të ndryshoni dorezat tuaja herë pas here, rekomandohet që të përdorni dezinfektant me bazë alkooli për të pastruar duart.

#4 Respektoni distancimin social
Aeroportet janë një nga vendet më me rrezikuara për shkak të fluksit të madh që ato kanë. Ju duhet të mbani një distancë prej disa metrash midis jush dhe njerëzve të tjerë. Nëse dikush ju afrohet, tërhiquni dhe kujtojini të flasin me ju larg. Para se të bëni rezervime fluturimi, kontrolloni nëse kompania ajrore është e gatshme të udhëtojë me më pak se kapacitet të plotë.

#5 Kini kujdes shëndetin
Shikoni nëse keni për ethe, kollë, gulçim ose dhimbje koke. Nëse ju shfaqet njëra nga këto shenja, atëherë kjo mund të jetë për shkak të lodhjes së udhëtimit, por simptomat e shumta mund të jenë një rrezik më i madh. Kontaktoni mjekun tuaj ose telefononi në spitalin më të afërt nëse keni simptoma.
