Mos e përjashtoni Poloninë nga lista juaj e destinacioneve Evropiane për të vizituar këtë vit. Kombi i Evropës Qendrore midis Detit Baltik dhe Maleve Tatra ka shumë për t’u ofruar udhëtarëve kuriozë dhe aventurierë. Varshava është një ndërthurje magjepsëse të arkitekturës post-komuniste dhe asaj moderne. Muzetë, kështjellat madhështore dhe atraksionet e tjera turistike janë të shumta. Për kafenetë unike, pub-et e mbushura dhe më shumë muze, shtoni Krakov-in në itinerarin tuaj. Për turistët që duan të eksplorojnë sa më shumë, në Biatowiezë mund të zbuloni tokat e lashta pyjore të saj. Të bëni ski në Malet Tatra është një tjetër alternativë e shkëlqyer dhe një aventurë interesante.
#1 Qytete të bukura
Polonia ka një numër të madh qytetesh të bukura me sheshe të shumta. Disa kanë qytete të vjetra me rrugët me kalldrëm, kisha gotike dhe arkitekturë unike së bashku me restorantet moderne dhe klub-et e zhurmshme të natës. Kryeqyteti i Varshavës dhe më i madhi i kombit dhe është rritur në një metropol të madh me një atmosferë kozmopolite. Krakow, i dyti për nga madhësia, dallohet për rrugët me kalldrëm dhe kështjellën madhështore, të cilën mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme. Wroclaw është një qytet polak në lumin Oder plot ura dhe parqe të gjelbra përgjatë brigjeve të tij.

#2 Kështjellat
Polonia ka të paktën 500 kështjella përreth fshatrave. E ndodhur afër qytetit të Gdansk, Kalaja e Malbork ka sipërfaqen më të madhe të çdo kështjelle në botë. Gjitashtu është ndërtesa më e madhe me tulla e Evropës. Përfunduar në 1406, kalaja njihet sot si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kalaja Baranóë Sandomierski është një shembull i përkryer i arkitekturës manieriste. Shpesh e quajtur “Wawel i vogël”, kështjella e Rilindjes , u ndërtua në shekullin 16, për këtë u deshën 15 vjet dhe ajo ka shërbyer si një rezidencë për familjet fisnike.
Një reliev i larmishëm
Disa njerëz mendojnë se Polonia është e mbuluar vetëm nga bora, por kjo nuk është e vërtetë. Polonia ka plazhe, liqene, male, madje edhe pak shkretëtirë. Lakeland me 2,000 liqenet e tij, një terren tjetër piktoresk përfshin Malet piktoreske Tatra, dunat ranore, të rajonit të Pomeranias përgjatë Detit Baltik dhe Pustynia Błędoëska, shkretëtira e vetme e Evropës Qendrore.

#3 Miniera e kripës Wieliczka
Miniera e kripës Wieliczka është një nga atraksionet më të njohura turistike të Polonisë. E ndodhur pak jashtë qytetit të Krakov, miniera është një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Ajo ka qenë aktive nga Mesjeta deri në vitin 2007. Miniera ka gjithsej nëntë nivele galerish. Rreth një milion vizitorë çdo vite eksplorojnë për të admiruar statujat e bëra me kripë, liqenin me kripë dhe llambadarë me kripë guri në Chapel të Cunegond.

#4 Ka vargmale fantastike
Tatras janë një parajsë e vërtetë për adhuruesit e natyrës. Perfekte për të vizituar shpatet në dimër apo një shëtitje në sezonin e verës, ato janë një nga destinacionet e preferuara të pushimeve të polakëve. Ju mund të zbuluoni vargmalet më pak të njohura si Bieszczady, Pieniny ose Malet Tabela (karakterizuar nga formacione unike shkëmbore të kromuara) për një përvojë turistike më ndryshe.
#5 Kuzhina polake
Është e vështirë të konkurrosh me kombet e tjera evropiane si Italia apo Franca për titullin e kuzhinës më të mirë në kontinent. Por shumicën e kohës, polakët janë të bindur se pierogi janë po aq të shijshëm sa tortellini, dhe meritojnë të vlerësohen nga ekspertët e kuzhinës. Ushqimi polak nuk është vetëm pierogi, por edhe gjëra mjaft specifike dhe tradicionale, të cilat duhen provuar!
