Udhëtimi me kampervan

Të njohur në pjesë të tjera të botës si një “karvan”, kampervanët janë automjete rekreative të vetë-mbyllura të ndërtuara në kornizën e një kamioni ose furgoni. Janë më të vegjël se furgonët tradicionale RV dhe të lehtë për transport, gjithashtu kanë edhe kosto më të ulët se ato.

Nëse ju pëlqejnë aventurat dhe liria, një udhëtim me kampervan nuk duhet humbur! Por, përpara se të planifikohet një i tillë, sigurisht duhen pasur paraysh disa gjëra, të cilat ne i kemi listuar në këtë artikull për t’ju ndihmuar sado pak!

#1 Paketimi dhe organizimi

Një ndër dilemat më të mëdha kur vjen puna te udhëtimi me një mjet të tillë është padyshim: paketimi dhe organizimi. Duke supozuar se udhëtimi do të zgjasë më shumë se vetëm dy ditë, duhen marrë parasysh të gjitha mënyrat e përshtatjes së gjërave të nevojshme në valixhe, duke llogaritur hapësirën që keni në dispozicion. Sigurisht, nëse do të jeni në lëvizje për një kohë të konsiderueshme, situata është më e komplikuar se kaq! Në këtë rast do ju duhet të paketoni mjaftueshëm gjëra për ta kthyer kampervanin në një zonë plotësisht funksionale; kuzhinë, vend fjetjeje dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të krijuar imazhin e një “shtëpie lëvizëse”.

Travel tips: How to pack for a week overseas in a carry-on bag

#2 Hapësira personale…nuk është më aq personale

Nëse e vlerësoni mjaftueshëm hapësirën tuaj personale, përgatituni për një ndryshim të kësaj preference! Zakonisht, udhëtimi në një kampervan bëhet me shoqërinë, familjen, partnerin, apo edhe me kafshët shtëpiake! Ndaj, do ju duhet të mësoheni me mungesën e hapësirës dhe të përshtateni me një “bashkëjetesë” të përkoshme. Kur jetohet në një hapësirë të vogël, privatësia sakrifikohet, por pjesa më e bukur është që gjithmonë do të shpërbleheni me një cilësore të kaluar me njerëzit tuaj të preferuar ose me miqtë tuaj më gëzof.

Landhaus Hobby - travel with your own living room • CampRest.com

#3 Kontrolloni buxhetin tuaj

Udhëtimi në një RV ose kampervan ju lejon të kontrolloni buxhetin tuaj. Mund të shfrytëzoni mundësinë të gatuani drekën apo darkën vetë në vend që të hani jashtë çdo vakt. Po ashtu, mund të kurseni para për kafetë e konsumuar dhe të përdorni alternativa më të lira. Për më tepër, s’do paguani as tarifa qesharake për një dhomë hoteli! Në fund të fundit, ju do jeni brenda “shtëpisë suaj”, të cilët mund ta menaxhoni sipas dëshirës.

How I Saved Money For Travel (You Don't Need To Be Rich) • Expert Vagabond

#4 Eksploroni

Jeta në RV do të thotë që ju do të keni një liri gati të pafundme. Dëshironi të flini në male apo pranë oqeanit? Eksploroni rrugë të reja, bota është më e arritshme dhe më e bukur në këtë mënyrë! Njihni vende të cilat keni menduar se nuk do i shihnit kurrë, po ashtu mund të krijoni shoqëri edhe me vendasit dhe të mësoni edhe gjëra të reja. Mund të tingëllojë klishe, por udhëtimi në kampervan i jep lirisë një kuptim krejt të ri.

Tips for Your First Caravan Trip in Turkey | Realista Turkey

#5 Pajisuni me mjetet e domosdoshme

Një udhëtim i këndshëm fare lehtë mund të kthehet në një stres në momentin kur humbisni orientimin dhe përfundoni në rrugën e gabuar! Prandaj, është shumë e rëndësishme të pajiseni me mjetet e duhura të sigurisë, si harta, busulla apo edhe të pyesni vazhdimisht përgjatë rrugës, në mënyrë që të arrini në destinacionin e synuar.

Paper Maps and TripTiks Are Still Here - Your AAA Network

Lini një koment