Përgatitjet për hiking

Krijoni një grup

Nëse keni miq që organizojnë hiking, një ide e mirë është t’u bashkoheni dhe ju atyre, në këtë mënyrë familjarizoheni me këtë aktivitet dhe njëkohësisht të kaloni momente të veçanta. Momentet janë gjithmonë më të bukura kur ndahen me të tjerë! Por, në të kundërt në varësi të qytetit ku jetoni, mund të kërkoni për klube apo guida për hiking dhe të merrni pjesë.

8 Reasons to Join a Hiking Group

Hiking vetëm

Hiking në natyrë kur ndodheni vetëm mund t’ju japë një ndjenjë lirie dhe aventure që është e vështirë të gjendet diku tjetër. Por, ndonjëherë kjo mund t’ju krijojë ndjesinë e vetmisë. Ne ju rekomandojmë të mos jeni vetëm sidomos nëse nuk shkoni shpesh për hiking, Nëse jeni të shoqëruar mund të mbroheni nga rreziqet.

Ka disa mënyra të thjeshta për këtë:

Librat udhëzues dhe faqet e internetit janë burime të shkëlqyera sepse mund të merrni të gjitha statistikat që ju duhen: distanca, terreni, lartësia, drejtimet, burimet e ujit etj. Faqet e internetit shpesh shfaqin raporte të udhëtimeve të kohëve të fundit që mund t’ju japin një ide se si janë kushtet aktuale të tyre.

7 Best Benefits of Solo Hiking and Safety Tips 2021

Rekomandimet: Nëse keni miq që pëlqejnë natyrën, pyetini për rekomandimet e tyre.

Këshilla për zgjedhjen e një rruge për hiking
Para se të përgatiteni , është e dobishme të mendoni për disa gjëra, të tilla si:

Koha në dispozicion: Disa orë apo një ditë të plotë? Sasia e kohës që keni është përcaktuese e vendndodhjes ku duhet të shkoni.


Niveli juaj i fitnesit: Vlerësoni sinqerisht në çfarë forme jeni. Me siguri dëshironi të kaloni një kohë të këndshme dhe jo të lodheni në një rrugë për të cilën nuk jeni përgatitur. Nëse nuk jeni në formën e duhur, mos u trembni: Ka plot artikuj ndihmues apo video online që të mund të përgatiteni edhe fizikisht për hiking.


Distanca: Mendoni sa kilometra mund të ecni. Një ritëm mesatar i ecjes është rreth 3 milje / orë, por ritmi juaj i ecjes mund të jetë më i ngadaltë se ai në varësi të terrenit, shtimit të lartësisë dhe sa peshë po mbani në shpinë.

Zgjidhni pajisjet e duhura

E rëndësishme është se nuk ju duhen pajisje teknologjike për t’u argëtuar! Mjafton të keni gjërat bazike për një udhëtim të sigurt.

Gjërat thelbësore
Filloni duke u siguruar që jeni pajisur me mjetet e domosdoshme. Cilat janë esencialet që duhet të keni me vete?
Për t’u orientuar: harta, busulla, pajisje GPS etj.
Fener
Mbrojtje ndaj diellit: syze dielli, rroba mbrojtëse nga dielli dhe kremërat me SPF.
Ndihma e shpejtë: përfshimjetet ndihmëse dhe mjetet kundër insekteve (sipas nevojës)
Zjarri: shkrepëse, çakmak, tinder dhe / ose sobë
Tenda
Ushqim shtesë
Ujë shtesë
Veshje shtesë

Hiking Gear List - Atlanta Trails

Çfarë duhet të vishni?
Zgjidhni veshje të cilat janë të përshtatshme për t’u tharë shpejt dhe për t’ju mbrojtur nga lagështira. Shmangni pambukun, pasi kërkon shumë kohë për tu tharë kur laget.

11 Best Hiking Shirts for the Appalachian Trail [2021 Update] - Greenbelly  Meals

Lini një koment