Pse të vizitoni Shqipërinë?

#1 Disa nga plazhet më të bukura në Europë

Arsyeja e parë pse të gjithë duhet ta vizitojnë Shqipërinë, është për shkak të plazheve magjepsëse të bregdetit të jugut. Ashtu si fqinjët e saj të famshëm Greqia, Italia dhe Mali i Zi, Shqipëria është shtëpia e bregdeteve të mrekullueshme që i përshtaten të gjithëve, pa marrë parasysh nëse preferoni plazhet me rërë apo gurë, Shqipëria i ka të gjitha. Pjesa më e mirë bregdetare e vendit quhet Riviera Shqiptare dhe fillon pas qafës së Llogarasë, një kalim malor pranë qytetit të Vlorës dhe përfundon në Ksamil, në një qytet të vogël afër kufirit Grek.

#2 Muzetë dhe galeritë

Tirana është padyshim një nga kryeqytetet më aktive të Ballkanit dhe ka shumë muze dhe galeri arti të këndshme që duhet t’i përfshini në listën e vendeve për të vizituar në Shqipëri. Një gjë e domosdoshme për t’u parë është Bunk’Art, një bunker i fshehtë i vendosur në periferi të Tiranës, i cili është shndërruar edhe në një muze.

Tirana Museums and Galleries Tour (Self Guided), Tirana, Albania

#3 Gatimet

Byreku, pitet e ngrohta, salca e kosit, ullinjtë, djathi, etj. Me pak fjalë ushqimi në Shqipëri është thjesht i shijshëm. Shqipëria ofron disa nga gatimet më të mira në Europë. Tirana ka shumë restorante të shkëlqyera, të tilla si Padam, Mullixhiu dhe Oda që ofrojnë kuzhinë tipike tradicionale por edhe ndërkombëtare, si dhe opsione gjetariane.

13 Must-Try Foods in Albania - Tourism in Albania

#4 Kafeja

Nuk mund të thuash që ke qenë në Shqipëri pa pirë të paktën një kafe në një nga kafenetë e Tiranës. Nëse shëtisni nëpër qendrën e qytetit të Tiranës do të shihni shumë kafene dhe bare të freskëta, ku njerëzit nga të gjitha moshat kalojnë shumë nga koha e tyre duke pirë kafe dhe duke biseduar. Kafenetë e bukura në qytet janë të vendosura në çdo cep të saj, zona më e gjallë e kryeqytetit me një atmosferë të këndshme dhe bare të panumërta.

Coffee shops in Tirana ! | Coffee shop, Tirana, Best coffee shop

#5 Alpet shqiptare

Një nga pjesët më të bukura dhe ende më pak të vizituara të vendit është veriu. Pothuajse të gjithë ata që vizitojnë Shqipërinë preferojnë të kalojnë ca kohë në kryeqytet dhe më pas të drejtohen në jug. Por nëse keni kohë ekstra mos e humbni shansin për të kaluar disa ditë në veri. Ajri i pastër, malet që ofrojnë një panoramë spektakolare dhe natyra mbresëlënëse do t’iu japë një eksperiencë të paharrueshme.

Albanian Alps - Albania

#6 Çmime të lira

Një nga arsyet pse çdo turist i ri duhet tëvizitojë Shqipërinë është për koston dhe çmimet e ulëta të vendit. Shqipëria ju ofron një shans për të vizituar shumë destinacione, për të kaluar netët në hotele të këndshme dhe për të ngrënë në restorante të shkëlqyera, vetëm duke  shpenzuar disa euro. Çmimet janë sa gjysma e vendeve fqinje të saj, të tilla si Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia, prandaj shënojeni Shqipërinë në axhendën tuaj nëse po planifikoni udhëtimin e ardhshëm veror.

Euro remains strong against the Albanian Lek currency • IIA



#7 Mikpritja

Populli shqiptar është nga më mikpritësit në të gjithë botën. Nëse keni humbur rrugën ose nëse keni nevojë për ndonjë lloj informacioni, vendasit do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë.

Adventure Tourism, Explore Albania by Bike • IIA


#8 Vende për të eksploruar

Edhe nëse keni eksploruar zona të tilla si alpet Shqiptare, Tiranën dhe bregdetin e jugut, vendi është aq i madh sa ofron shumë destinacione në pritje për tu zbuluar. Për këtë do duhej një udhëtim tepër i gjatë. Megjithatë, mund të shfrytëzoni maksimumin, me guidë apo me mënyra të tjera, për të njohur pjesët më të bukura të këtij vendi plot pasuri të fshehura.

12 Best Places to Visit in Albania (2021 Travel Guide) – Trips To Discover

Lini një koment