Helmeta
Në varësi të vendit ku po udhëtoni, helmetat mund të jenë opsionale ose të detyrueshme, kështu që kontrolloni paraprakisht rregulloret e vendit përpara zgjedhjes së tyre. Nëse shkoni në punë me biçikletë sugjerohet që të përdorni helmeta me ngjyra të ndezura dhe të ndritshme. Sigurohuni që të merrni një helmetë cilësore dhe që ju përshtatet mirë në mënyrë që t’iu mbrojë në rast përplasjeje ose goditjeje.

Xhaketa për çiklizëm
Shumica e xhaketave kundra ujit janë funksionale dhe efektive, por xhaketat specifike për çiklizëm kanë karakteristikë që ta kenë pjesën e prapme dhe mëngët më të gjata, gjë që i mbron çiklistët gjatë lëvizjes së tyre në pozicione të ndryshme ndërsa ngasin biçikletën.

Tuta kundra ujit
Nëse do t’iu duhet të udhëtoni në ditë me shi, tutat kundra ujit janë zgjidhja perfekte e problemit tuaj. Benefiti i tyre është se mund të vishen sipër pantallonave dhe janë me zinxhir gjë që e bën më të lehtë heqjen dhe veshjen e tyre pa pasur nevojë të hiqen edhe këpucët.

Dorezat
Dorezat nuk përbëjnë një rëndësi aq të madhe në muajt e verës, por kur temperatura fillon të ulet dhe ju duhet të lëvizni me biçiletë në një mëngjes të ftohtë e të lagësht, një palë doreza të mira janë të domosdoshme për çiklizëm. Dorezat cilësore do t’iu mbrojnë nga i ftohti i acartë si dhe do t’iu japin më shumë siguri gjatë lë

Syzet për çiklizëm
Syzet që mbahen nga çiklistët ofrojnë mbrojtje dhe mund të zvogëlojnë mundësinë që sytë tuaj të irritohen nga zhavorri, pluhuri ose insektet fluturuese që mund t’iu pengojnë gjatë rrugës. Gjithashtu ju mbrojnë nga rrezet e diellti dhe kanë një shtresë rezistente ndaj mjegullës.
Çantat e shpinës
Të jeni në gjendje të merrni me vete gjërat e domosdoshme të përditshme të tilla si laptopin, ushqimet dhe portofolin është e rëndësishme, kështu që investoni në një çantë shpine me cilësi të mirë. Çanta do t’iu ndihmojë në mbajtjen e sendeve të nevojshme kudo që të shkoni Disa kanë rripa shtesë mbi gjoks dhe rreth belit për t’i mbajtur qëndrueshme gjatë kohës që ju jeni duke i dhënë biçikletës.
