Vizitë në Dublin brenda buxhetit!

Dublini është një ndër ato vende që duhen vizituar patjetër! Kjo pikë hyrëse për vizitorët e Irlandës ka një aeroport të madh, zgjedhjet më të mira të akomodimeve në vend dhe peizazhe që s’duhen humbur! Por, një vizitë në Dublin mund të jetë e shtrenjtë. Prandaj, sot do ju paraqesim disa strategji për udhëtime nën buxhet në këtë kryeqytet të bukur dhe në të gjithë Irlandën.

Dublin 2021: Best of Dublin, Ireland Tourism - Tripadvisor
Dublin, Irlandë

#1 Kur ta vizitoni Dublinin?

Stina e verës zakonisht është e butë në Irlandë, por me rritjen e temperaturave mund të rritet edhe lëvizja e njerëzve. Nëse mendoni të udhëtoni në periudhën qershor-gusht, duhet të keni menduar paraprakisht për rezervimin dhe akomodimin. Pranvera dhe vjeshta janë zakonisht periudha të këndshme për të eksploruar vendin, me netë të freskëta dhe temperatura normale gjatë ditës. Dimri është periudha më pak e favorshme në sezonin e turizmit, por çmimet për disa shërbime bien paralelisht me kërkesën, duke e kthyer udhëtimin tuaj në një udhëtim me buxhet të arsyeshëm. Sigurohuni që atraksionet që dëshironi më shumë të vizitoni të jenë të hapura. Disa mund të mbyllen për rinovim gjatë kohërave pa shumë turistë.

Pin by Francis-Olive on Referências de D.A | Dublin ireland, Temple bar  dublin, Dublin ireland photography

#2 Ku të qëndroni?

Dublini ofron zgjedhje të mira akomodimi, shtëpi me qira nëse do qëndroni për një kohë të shkurtër, apo hotele nga të cilët mund të zgjidhni, por sigurohuni që vendndodhja të përshtatet me planet tuaja. Ndonjëherë, një B&B me çmim të ulët është shumë larg vendeve më atraktive për tu vizituar. Edhe hostele-t në Dublin ofrojnë disa alternativa të shkëlqyera akomodimi të cilat mund t’i konsideroni gjatë qëndrimit tuaj!

15 Best Hotels in Dublin | Condé Nast Traveler

#3 Transporti

Pa dyshim, Dublini është nyja transportuese e Irlandës. Ajo është e lidhur me me qytete të tjera të mëdha evropiane dhe ato në Amerikën e Veriut. Tragetet transportojnë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe në zona të tjera të Irlandës. Dublini gjithashtu është qendër për shërbimin hekurudhor kombëtar, i njohur si hekurudha Irlandeze. Udhëtimi me autobus në Dublin është ekonomik. LUAS është një sistem tramvaji që operon në dy linja (të kuqe dhe jeshile). Tarifat në një drejtim fillojnë me rreth 2 €, çmimet jashtë sezonit turistik janë edhe më të ulëta. Nuk ka asnjë shërbim hekurudhor për në aeroport, por Dublin Bus ofron shërbim të lirë midis aeroportit dhe qytetit qendror për 7 € (7,85 $ USD) dhe 12 € për një biletë vajtje-ardhje (13,45 USD USD).

Transportation system in Dublin: get to know Dublin Bus - SEDA College

#4 Galeria Kombëtare

Në krye të listës së atraksioneve falas në Dublin është Galeria Kombëtare, e cila strehon një gamë të gjerë objektesh arti dhe disa punime të paçmuara nga Rembrandt, Monet dhe Goya. Ka edhe leksione dhe turne falas, prandaj duhet të kontrolloni orarin e muzeut. Muzeu ndodhet në rrugën Kildare pranë Sheshit Merrion.

National Gallery of Ireland - Inspiration for the Nation - YouTube

#5 Ture falas


Turet cilësore të drejtuara nga guida mund të jenë mjaft të kushtueshme. Dublin Free Walking Tour është një kompani që ofron pesë turne falas. Grupet formohen në orën 11 dhe 3 pasdite çdo ditë, në Spire në O’Connell St.

The Spire Dublin - Monument of Light - Ireland Highlights

Lini një koment