Qyteti i Korçës është një nga destinacionet e preferuara për t’u vizituar nga turistët në çdo stinë të vitit. Ky vend i bukur me pamje piktoreske tashmë është kthyer edhe në një magnet për turistët e huaj. Arsyet për ta zgjedhur si destinacionin tuaj të radhës janë të shumta, që nga vendet për t’u vizituar, mikpritja e admirueshme dhe ushqimi tradicional që do ju mbesë gjatë në mendje.
Ja se cilat janë disa nga pikat turistike që mund të vizitioni në Korçë:
1. Pazari i Vjetër
Mjafton një vizitë në Pazarin e Vjetër të Korçës për të kuptuar pse ky qytet konsiderohet si Parisi i vogël. Arkitektura e admirueshme reflektohet që në rrugët e shtruara me kalldrëm e deri te ndërtesat karakteristike të stilit tradicional, të cilat janë të shumta. Pazari është kthyer në një qytezë më vete, tepër të preferuar edhe nga vizitorët e huaj. Kafenetë e rreshtuara pranë njëra-tjetrës ju ftojnë të kaloni një pasdite të këndshme nën atmosferën e këtij qyteti magjik, ndërkohë që restorantet e shumta ju mirëpresin për t’ju shërbyer ushqimet tradiconale korçare.

2. Pedonalja
Shëtitja përgjatë pedonales së Korçës nuk është asnjëherë e zakonshme, por e mbushur me histori, art e ndjesi. Aty do të keni mundësi të vizitoni “Katedralen Ringjallja e Krishtit”, e cila është katedralja më e madhe në Shqipëri! Në qendër të qyteti ndodhet monumenti “Ushtari i Panjohur” i realizuar nga skulptori i shquar Odhise Paskali, kështu do mund të njiheni pak edhe me të kaluarën e vendit. Nuk mund të udhëtoni në Korçë e të mos vizitoni shkollën e parë laike! E kthyer në një simbol e në një muze të qytetit, atë do e gjeni pikërisht te Pedonalja. Në fund të shëtitjes suaj do shihni Kullën Panoramike e cila njihet edhe si red Tower, një vepër arkitekturore nga ku mund të vështrohet i gjithë qyteti.



3. Muze
Korça është djepi i kulturës dhe historisë, ndaj edhe muzetë që mund të vizitoni këtu janë të shumtë. Përveç Muzeut Kombëtar të Arsimit i cili tashmë njihet nga të gjithë ne, ju mund të vizitoni :
Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar
Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio Muzeu Oriental “Bratko”
Muzeun Arkeologjik
Muzeun “Gjon Mili”

4. Ndërtesa arti
Nëse ju intrigon arti dhe nuk dëshironi të lini udhëtimin tuaj me kaq, atëherë ju ftojmë të vizitoni:
Bibliotekën “Thimi Mitko” dhe Teatrin “Andon Z. Çajupi”.


Më poshtë po ju paraqesim edhe një listë të shkurtër me çmime të arsyeshme për akomodimin në Korçë.


