1. Kalaja e Beratit
Kalaja ndodhet në majën e kodrës me pamje nga Berati. Nje fakt i mahnitshëm është se struktura e saj është e gjitha prej guri. Mendohet se është ndërtuar në shekullin e IV para Krishtit. Rreth këtij peizazhi ideal ndodhen shtëpi antike, kisha, muze, tregje, që ia rrisin akoma më shumë bukurinë vendit. Padyshim mund të konsiderohet si kurora e qytetit antik të Beratit!
2. Kalaja e Krujës
Kalaja e Krujës vazhdon të ndodhet mbi një kodër shkëmbore prej 15 shekujsh. Një herë e një kohë, qendra e shtetit të Arbrit mbeti e pamposhtur falë trimërise së Heroit Kombëtar Shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kalaja e Krujës është një destinacion që ja vlen të eksplorohet për të parë bukuritë e rralla që ajo mbart.

3. Kalaja e Petrelës
Kalaja e Petrelës ndodhet në fshatin me të njëjtin emër që prej ndërtimit të saj në shekullin e V-të. Nëse vendosni të vizitoni Kalanë atëherë duhet patjetër të kaloni tek restoranti dhe kafeneja që i përshtaten stilit antik të saj.

4. Kalaja e Tiranës
Kalaja e Tiranës është e pozicionuar në qendër të kryeqytetit. Një nga arsyet që e bëjnë Kalanë më të frekuentuar është afërsia që ka me pedonalen e qytetit. Kjo hapësirë unike është e mbushur plot me dyqane artizanale, dyqane tradicionale, moderne si dhe një pazar të vogël.
5. Kalaja e Gjirokastrës
Një udhëtim në Kalanë e Gjirokastrës do t’iu lërë mbresa. E vendosur mbi një kodër Kalaja ofron një pamje përrallore nga qyteti i Gjirokastrës. Fortifikimi i saj dëshmon betejat e përgjakshme që janë zhvilluar rreth saj. Gjirokastra është një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe duhet vizituar të paktën një herë.

6. Kalaja e Lezhës
Si Kalaja e Beratit, Kalaja e Lezhës është e pozicionuar në një kodër ku mund të vërehet qyteti i Lezhës, lumi Drin si dhe Deti Adriatik. Veçoritë e saj dhe arkitektura e veçantë e Kalasë së gurtë tregojnë shumë për të. Ky destiancion të ofron një peizazh magjepsës si dhe një eksperiencë të mrekullueshme.

7. Kalaja e Rozafës
Kalaja e Rozafës ëshë e vendosur mbi një kodër shkëmbore dhë është e rrethuar nga tre lumenj të cilët janë Buna, Drini dhe Kiri. Kalaja e Rozafës është një prej atraksioneve më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Brenda Kalasë keni gjithashtu mundësinë për të vizituar muzeun dhe kishën-xhami të cilat ja shtojnë bukurinë vendit.

8. Kalaja e Elbasanit
Kalaja e Elbasanit përbën një nga destinacionet më unike për të vizituar në qytetin e Elbasanit. Brenda mureve mund të gjesh akoma banesa, prandaj dhe quhet “Lagjia e Kalasë”. Antikiteti dhe koha moderne gërshetohen në menyrë të përkryer duke i dhënë një pamje mbresëlënëse Kalasë së Elbasanit.

9. Kalaja e Ali Pashait
Si nga vetë emri, Kalaja e Ali Pashait u ndërtua nga ai për nder të gruas së tij. Në të njëjtën kohë ajo shërbente edhe si pikë kontrolli. Kalaja e Ali Pashait është një kala relativisht e vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos. Elementi që e bën kalanë aq të veçantë është historia që ajo pasqyron.

10. Kalaja e Rodonit
Kalaja e Rodonit gjendet në kepin e Rodonit. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik, por kjo nuk i pengon vizitorët të shohin muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Historia që kalaja mbart me vete e bën eksplorimin e kalasë nje aventurë të paharrueshme.
