Jeni mërzitur nga jeta monotone? Jeni lodhur nga puna juaj e përditshme ose fare mirë doni të ndryshoni rutinën tuaj? Nuk keni kohë të udhëtoni gjatë javës për shkak të punës? Shfrytëzojeni fundjavën tuaj duke udhëtuar dhe largojeni stresin e jetës së përditshme. Më poshtë janë vendet ideale për të udhëtuar në fundjavë.
1. Liqeni i Pogradecit
Pogradeci është vendi i duhur për relax dhe argëtim. Është një vend që i mbledh turistët e të gjitha moshave. Banorët janë të sjellshëm dhe mikpritës gjë që e bën akoma më të pëlqyeshëm vendin. Të shëtisësh duke parë liqenin do t’iu dhurojë një ndjenjë komforti dhe rehatie sa që do dëshironi të mos largoheni prej tij.

2.Thethi
Ky fshat unik malor do tua zbukurojë fundjavën tuaj. Sa më shumë tu afroheni maleve aq më shumë do t’iu duket një aventurë e pabesueshme. Parku kombëtar përmban peizazhe mahnitëse dhe rrugë të shkëlqyera shëtitjeje, faktor që ja shtojnë vlerën Thethit. Ejani shpejt dhe vizitoni hijeshinë unike dhe vlerat e pakrahasueshme që ai mbart.

3.Lugina e Valbonës
Një udhëtim në fundjavë në Luginën e Valbonës është pikërisht ajo që ju duhet! Ajri i pastër që bën kontrast me smogun e qytetit do t’iu lërë pa fjalë. Lugina e Valbonës karakterizohet nga lumenjtë e freskët, peizazhet piktoreske, pyjet e gjelbra si dhe ujëvarat magjepsëse. Çdokush mund ta vizitojë Luginën e Valbonës, jo vetëm të apasionuarit pas udhëtimeve!

4.Dardha
Një ndër atraksionet më të bukura turistike në dimër është padyshim fshati i Dardhës. Peizazhi i paharrueshëm, shtëpitë karakteristike prej guri, pyjet të cilët janë veshur nga dëbora, ajri i pastër janë elementë që e bejn fshatin e Dardhës një bukuri të vërtetë. Turistë magjepsen gjithmonë nga Dardha, i cili është destinacioni ideal për t’iu dhuruar qetësi dhe një eksperiencë të pakrahasueshme.

5.Berati
“Qyteti i një mbi një dritareve” është një destinacion ideal për të vizituar pas një jave të lodhshme. Fakti që qyteti i Beratit tashmë është pjesë e UNESCO-s, por dhe vlerat e veçanta kulturore dhe historike që kjo zonë mbart ndër vite, kanë tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve për ta vizituar.
