Të rritur apo fëmijë, të gjithëve na pëlqen të argëtohemi. Fatmirësisht për këtë ka plot mënyra në ditët e sotme, por një nga format tradicionale të argëtimit janë vizitat e parqeve të lojërave. Në vendin tonë nuk janë shumë të zhvilluara, por nëse bëni një vizitë jashtë kufinjve do keni mundësinë të eksploroni vendet më fantastike, duke përfshirë edhe Disneyland-in e famshëm!
Ja disa nga parqet më të njohura në botë:
1. Universal Studios Japoni – Osaka, Japoni
Universal Studios Japan është një destinacion që duhet ta vizitoni patjetër nëse jeni duke udhëtuar në Japoni, veçanërisht për të apasionuarit pas argëtimit. Edhe pse këtu shumë atraksione janë të njëjta si në Florida dhe Kaliforni, këtu ka disa lojëra dhe shfaqje që janë specifike për parkun japonez.
2. Gröna Lund – Stokholm, Suedi
Po udhëtoni për në Suedi dhe dëshironi të vizitoni parkun më të mirë për tu argëtuar? Gröna Lund bashkon kulturën suedeze dhe përvojën e argëtimit në një mënyrë unike dhe emocionuese. Parku ofron mbi 30 lojëra dhe koncerte, të disponueshme nga Prilli deri në Shtator. I hapur në 1883 ky është një nga parqet më të vjetër të argëtimit në botë, kështu që kur të ecni nëpër dyert e tij me siguri do të “ktheheheni pas në kohë”.

3. Tivoli Gardens – Kopenhagen, Danimarkë
Tivoli Gardens është destinacioni perfekt për ju nëse doni të argëtoheni dhe të relaksoheni në të njëjtën kohë. E themeluar në 1843, ajo nisi si një frymëzim i Hans Christian Anderson dhe Walt Disney. Një pjesë është e krijuar si kopsht, një pjesë është ambienti ku mund të drekoni dhe pjesa tjetër është parku i argëtimit. Natën, vendi ndriçohet me drita shumëngjyrëshe, duke krijuar sfondin e përsosur të përrallave!

4.Tokio Disneyland – Tokio, Japoni
Disneyland i Tokios sjell të gjithë nostalgjinë e parqeve Disney nga Shtetet e Bashkuara dhe i kombinon ato me kulturën e Japonisë. Teknologjia luan një rol të madh me atraksione si Hunny Hunt i Pooh dhe parada si Dreaming Up! Tokyo Disney është shtëpia e shumë atraksioneve klasike të Disney.

5. Sanrio Puroland – Tokio, Japoni
Për ju që adhuroni Hello Kitty-n, duhet të vizitoni patjetër Sanrio Puroland në Tokio, një park i dedikuar pikërisht Hello Kitty-t! Parku përmban një larmi paradash dhe shfaqjesh unike. Ju mund të takoni edhe disa nga personazhe interesantë si Cinnamon Roll dhe Little Forrest Fellow!
6. Efteling – Kaatsheuvel, Hollandë
Efteling është një park europian, me udhëtime dhe shfaqje që pasqyrojnë përrallat dhe mitet e lashta. Parku është dy herë më i madh se Disneyland në Kaliforni dhe është parku i tretë më i vizituar në Evropë! Këtu ka diçka për këdo, nga të vegjlit që duan të eksplorojnë një pyll të mbushur me personazhe nga histori të dashura, te fëmijët më të rritur që kërkojnë një udhëtim emocionues!

7. Shanghai Disneyland Resort – Shanghai, Kinë
Parku më i ri i argëtimit të Disney është Disneyland i Shangait. Këtu do gjeni elemente dhe tradita të lashta kineze, duke përfshirë dhomat e çajit. Parku përmban një kështjellë masive që është më e madhe se çdo kështjellë tjetër e parkut Disney në botë dhe atraksione që mund të gjenden vetëm në Shangai.

8. Disneyland Park – Anaheim, California
Parku Disneyland përmban dhjetëra atraksione origjinale të tilla si Rezidenca e Përhumbur, Piratët e Karaibeve dhe Fluturimi i Peter Pan. Parku është gjithmonë në një gjendje inovacioni duke sjellë gjithmonë e më shumë risi të reja dhe unike. Një aventurë në këtë park do të jetë një eksperiencë e paharrueshme.

9. Mbretëria e Kafshëve të Disney – Orlando, Florida
Parku më i madh i Disney World është Mbretëria e Kafshëve të Disney. Nëse keni fëmijë që duan të shohin natyrën dhe një larmi kafshësh, atëherë ky është një destinacioni i konsiderueshëm. Parku përmban disa shfaqje të klasit botëror të frymëzuara nga Lion King dhe Finding Nemo dhe atraksione unike që nuk do t’i gjeni në asnjë vend tjetër në botë!
